Best Fish Soup Recipe-Receta Më e Mirë e Supës Së Peshkut

Supa e peshkut është një supë e thjeshtë dhe shumë e shëndetshme për të gjithë familjen. Ne kemi disa mënyra për përgatitjen e kësaj supe por sot po u tregojmë Recetën Më Të Mirë Të Supës Së Peshkut, e cila është edhe një nga recetat më të thjeshta, për të gatuar supën e peshkut.

Përbërësit

  • 300 g peshk ose koka e një peshku të madh
  • 1 patate
  • 1 karrotë
  • 1 kungull
  • 1/2qepë
  • 1 limon
  • 1 tufë majdanoz I grirë imët
  • Vaj ulliri , kripë dhe piper.

PërgatitjaBest Fish Soup Recipe-Family Cooking Recipes

  1. Lajmë perimet, pastrojmë lëkurat dhe i presim në copa të mëdha.
  2. Në një tenxhere të mesme vëmë të ziejë për rreth 20 minute perimet dhe peshkun e pastruar, të pa prerë sepse do e kemi më të lehtë që ta pastrojmë më pas nga halat dhe lëkura.Shtojmë dhe disa degë majdanoz dhe pak kripë.
  3. Kur të ketë zierë gjithcka, nxjerrim peshkun, e lëmë të ftohet dhe e pastrojmë nga halat dhe lëkurat duke e nxjerrë mishin veç.
  4. E kullojmë lëngun në një tenxhere tjetër shtojmë dhe copat e perimeve dhe e frulojmë me një mixer. Do të dali një masë kremoze dhe e hollë. Hedhim kremin e perimeve në tenxhere,
    shtijmë copat e peshkut dhe e lëmë supën të marrë valë për 3-4 minuta.
  5. E rregullojmë supën me kripë, piper, majdanoz të grirë imët, vaj ulliri, dhe lëng limoni.
  6. Shërbejeni supën të ngrohtë. Kjo recetë është pjata e parë deale e një dreke ose darke me peshk. Shijoni kohën në familje.Best Fish Soup Recipe-Family Cooking Recipes

Për këtë recetë mund të përdorni llojin e peshkut që preferoni.

Për çdo pyetje, lutem plotësoni formën më poshtë. Ne do ju përgjigjemi sa më shpejt.

Leave a Comment