Recetat me Pulë janë të shumta, dhe në blogun tonë ju mund të gjeni dhjetra të tilla, por sot do ju sjellim një recetë shumë të thjeshtë dhe të shijshmë të Sallatës Me Pulë dhe perime. Nje pjatë e shpejtë, e shëndetshme, dhe që mund të konsumohet nga të gjithë në familje, edhe fëmijët.
Përbërësit
- Fileto pule
- 1 /2 spec i kuq
- 1/2 spec jeshil
- ½ degë Selino
- 1 karrotë
- 1 rrepë
- Sallatë jeshile
Për Salcën e marinimit
- 2-3 lugë gjelle Majonezë
- 1 lugë çaji Mustardë
- 1 lugë gjelle Kos grek
- 2 lugë Lëng limoni
- Vaj ulliri, kripë, piper i zi
“As the owner of this website, I’ve tracked down great deals for the products and services mentioned herein. When you use the links on this page to make a purchase, I may get a small commission, and you may get a worthwhile bargain. It’s a win-win all around. Thank you for supporting this site. FYI- Prices and Terms of the products refer to the date of the publication of this article. Full disclosure.”
Përgatitja
- Fileton e pulës e presim në feta, e marinojmë me kripë e piper dhe me pak vaj ulliri. E gatuajmë pulën në një tigan që nuk ngjit ose në një tigan zgarë, me pak vaj ulliri. E lëmë të ftohet dhe ndërkohë do të presim perimet në feta të holla.
- Nga karrota e pastruar do të presim në feta të holla pjesën e jashtme me ndihmën e një qëruese patatesh. Pjësa e mesit është e fortë dhe nuk e përdorim në këtë recetë, por e ruajmë për supa, brodo, apo gatime të tjera.
- Presim edhe sallatën e larë mirë, nga e cila kemi zgjedhur gjethet më të forta që janë me krokante. I fusim të gjitha në një tas të madh.
- Presim edhe filetot e pulës në feta dhe i shtojmë në tasin e sallatës.
- Përgatisim salcën duke i përzierë të gjitha në një tas të vogël dhe i shtojmë te perimet dhe pula. I përziejmë të gjitha dhe e mbulojmë tasin, të cilin do e lëmë të pushojë në frigoriferë për 30 minuta ose 1 orë. Kjo kohë do të shërbejë për një marinim më të mirë të sallatës, të cilën më pas e servirim të ftohtë.
- Kjo pjatë mund të shoqërojë drekat tuaja familjare ose mund të përdoret si përbërës në receta të tjera. Ne e përdorëm për të mbushur tortilla. Për tortillat , përveç sallatës me pulë shtuam djath, avokado në feta dhe të mbyllura i futen në tostierë për 3-4 minuta. Kjo recetë gjithashtu është shumë e shijshme dhe gjithashtu i nxisim fëmijët të konsumojnë sa më shumë perime.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na ndiqni dhe vizitoni faqen tonë duke ndarë, provuar dhe komentuar recetat tona. Ne mirëpresim dhe vlerësojmë mendimin tuaj.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.