Recetat për tortat dhe crostatat me krem pastiçerie janë të shumta dhe të ndryshme nga tradita dhe preferencat e të gjithëve. Ne duam të ndajmë sot recetën e Tortës Së Gjyshes të përhatitur në shtëpi, një shije delikate e trashëguar nga gjyshet.
Kjo recetë është një kombinim i kremit të pastiçerisë dhe pasta frollës, një tortë e shijshme dhe perfekte për një kohë të shkëlqyer në familje.
Best Custard Tart Recipe-Krostatë Me Krem Pasticerie Dhe Fruta
Përbërësit për një tavë me diametër 24 cm
- 850-900 g brumë i freskët Pasta Frolla
- 500 g of krem pastiçerie
- 100 g bajame të qëruara dhe prerë në feta
- 50 g sheqer pluhur
Pasta Frolla është një lloj brumi i cili përdoret për të përgatitur receta tartash të kripura dhe të ëmbëla.
Përbërësit për Pasta Frolla
- 400 g miell 00
- 200 g gjalp
- 200 g sheqer
- 2 vezë
- 8 g fryrës ëmbëlsirash
- lëkurë limoni
Kremi Pastiçerisë është një lloj kremi i përgatitur me qumësht dhe të verdha vezësh. Gjeni recetën më poshtë.
Best Homemade Custard Recipe-Si Të Përgatisim Kremin E Pastiçerisë
Përgatitja
- Për të përgatitur Tortën e Gjyshes ne duhet të kemi gati brumin frolla dhe kremin e pastiçerisë.
- Do të nxehim furrën në 180°C/350°F.
- Ndajmë brumin në dy pjesë të barabarta dhe me një rul dhe pak miell, do të hapim dy petë me diametër pak më të madh se tava që do përdorim. Për një hapje më të lehtë të brumit mund të përdorim një letër furre mbi të cilën vendosim brumin.
- Do të lyejmë me gjalp dhe i vendosim edhe nje letër furre sipër një tave për torta me diametër 24 cm dhe do të vendosim në të petën duke u kujdesur që edhe bordurat e tavës të mbulohen me pasta frolla. I presim tepricat e brumit.
- Do të shtojmë kremin e pastiçerisë në tavë sipër petës së hapur. Do të shtrojmë petën e dytë, duke mbuluar mirë të gjitha anët. Do ta çpojmë sipërfaqen me anë të një piruni, dhe e mbulojmë sipërfaqen me bajame në feta.
- E vendosim tavën në furrën e nxehur dhe e pjekim për 30-35 minuta.
- Pasi piqet do e lëmë tortën të ftohet, e vendosim në një pjatë servirjeje dhe e pudrosim me sheqer pluhur.
Ju Bëftë Mirë!
Faleminderit që na ndiqni dhe komentoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të ndani mendimin apo pyetjet tuaj sa më poshtë.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.