Recetat me pulë janë pafund, dhe kjo recetë e Krahëve Të Pulës Krokantë është shumë e shijshme, një pjatë që mund ta shërbejmë për një darkë me miqtë, tanë në fundjavë për të shoqëruar një gotë birrë dhe festuar së bashku.
Receta është e tjeshtë dhe sekreti qëndron për të përgatitur si duhet një marinim dhe veshje krokante të shijshme. Receta gatuhet pjesërisht në tigan dhe përfundon në furrë. Provojeni dhe do ta gatuani përherë për familjen tuaj.
Ju mund të provoni edhe Krahë Pule Të Pjekur.
Përbërësit
- 1 kg krahë pule
- 2 gota qumësht
- 1 vezë
- Kripë e piper
- 1 limon
Për veshjen krokante ( panatura)
- 1 gotë miell
- 1 gotë buke e thërrmuar (galetë)
- 1 lugë niseshte
- Spec djegës i grirë
- Kripë e piper
- Rozmarinë e grirë
- 1 lugë kafe sodë buke
- Lëkurë limoni e grirë
- Vaj për skuqje
Përgatitja
Marinimi
- I pastrojmë krahët e pulës nga puplat dhe qimet, i lajmë dhe i thajmë me letër kuzhine.
- Në një tas përziejmë vezën me qumështin, kripë e piper dhe lëng limoni . Me këtë përzierje do të marinojmë krahët dhe do i vendosim të mbuluar të qëndrojnë për 2-3 orë në frigorifer.
- Pasi të kalojë koha i nxjerrim dhe i kullojmë nga lëngu i marinimit. Lëngun e ruajmë sepse do të na duhet. Në një enë të hapur përziejmë të gjithë përbërësit e thatë në të cilët do të kalojmë krahët përpara gatimit për të arritur krokantecën e duhur.
- Kur jemi gati për ti gatuar krahët, do të marrim një tigan, do të shtojmë vaj vegjetal për skuqje, dhe do e vendosim të ngrohet.
- Krahët e marinuar, ashtu të njomë nga lëngu i marinimit, i kalojmë të përzierja e krijuar më përbërësit e thatë. Këtë proçes mund ta përsërisim dy herë në mënyrë që krahët të dalin sa më krokantë. Pra nga marinimi i lëngshëm te masa e thatë, dhe sërish marinimi i lëngshëm dhe masa e thatë.
Gatimi
- I kalojmë direkt pas kësaj në tigan ku vaji është ngrohur dhe i skuqim sa të marrin ngjyrë të kuqërremtë. Vazhdojmë sa të përfundojmë të gjithë sasinë e krahëve. Në varësi të madhësisë së krahëve dhe sa here do ti kaloni në masën e thatë për krokantecën do të tregoi kujdes të gatuani si duhet krahët edhe në pjesën e brendshme. Kështu që duhet ti kontrrolloni duke e prere me thikë një prej tyre.
- Nxehim furrën në 200 gradë, vendosim krahët në një tavë të veshur me letër furre të përfundojnë gatimin në furrë për 15 minuta dhe do të shikoni që do të gatuani krakë krokantë të përkryer. Mund ti shoqërojmë krahët më salcat që na pëlqejnë më shumë, ne i shërbyem më salcë Guakamole dhe salcë roze.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të komentoni, lini pyetjet tuaja, apo ndani këtë recetë me miqtë tuaj.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.