Best Clam Pasta Recipe – Makarona Me Midhje Dhe Kungull

Me i duam dhe i gatuajmë shumë makaronat në famijen tonë dhe fundjava është koha më e pëlqyer për ti konsumuar në faktet e drekës apo darkës. Sot, dëshirojmë të ndajmë me ju recetën e Makaronave me Midhje dhe Kungulleshka, një kombinim perfekt i këtyre përbërësve për një pjatë të parë plot shije deti. Kjo pjatë është e thjeshtë për tu gatuar, dhe ju mund të përdorni llojin e Makaronave që ju preferoni. Unë kam përdorur makarona spageti. Ne gjithmonë kemi një kohë të bukur në konsumim e vakteve tona kur shijojmë recetat tona të preferuara të makaronave dhe kjo recetë është një prej tyre. Ju rekomandoj ta provoni në fundjavë. Jam e sigurt që do ju pëlqejë shumë.

Përbërësit – 4 Persona

  • 400 g  Makarona Spageti, ose çfarë ju preferoni
  • 300 g midhje të pastruara nga guaska ose  1 kg midhje me guaskë
  • 2 -kunkulleshka
  • 5-6 domate qershi ose 2 domate mesatare të pjekura
  • 1- thelp hudhër i qëruar
  • Vaj ulliri
  • Kripë, Piper, majdanoz

Përgatitja

  1. Së pari, pastrojmë midhjet nga guaskat. Ju mund të përdorni midhjet që ju pëlqejnë për këtë recetë. Në një tigan hedhim pak vaj dhe shtojmë guaskat. Mbulojmë tiganin me kapak dhe në pak minuta midhjet do jenë të hapura. I lëmë të ftohen dhe i pastrojmë nga guaska.
  2. Në një tenxhere makaronash vendosim ujë të vlojë për zierjen e makaronave.Best Clam Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Në një tigan, shtojmë vaj ulliri dhe thelpin e hudhrës, dhe lëmë vajin të ngrohet dhe aromatizohet me hudhrën.Best Clam Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  4.  Presim kungujt në kubikë të vegjël dhe i shtojmë te tigani. I gatuajmë për 3-4 minuta, derisa të fillojnë të marrin ngjyrën e artë dhe zbuten pak.
  5.  Presim domatet qershi në mes, ose në kubikë nëse janë më të mëdha. I shtojmë te kungulli dhe i kaurdisim për 3-5 minuta, derisa domatja të zbutet dhe kthehet në salcë. Përdorni edhe kapak për gatim më të shpejtë. Best Clam Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Ndërkohë shtojmë kripën dhe makaronat në ujin që vlon, për ti zierë 2-3 minuta me pak se koha e zierjes në paketim. Do e përfumfojmë zierjen e tyre te salca.Best Clam Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Shtojmë midhjet e pastruara te domatja dhe i lëmë të ziejnë së bashku në lëngun e tyre për 2-3 minuta. Best Clam Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  8. Shtojmë makaronat e ziera “al dente” në tigan të përfundojnë gatimin te salca dhe të marrin shijen e saj. Nëse nevojitet shtoni pak ujë nga i makaronave.Best Clam Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  9. Rregullojmë shijen me kripë, piper, vaj ulliri dhe majdanoz të grirë imët.
  10. I shërbejmë mënjëherë.Best Clam Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
Ju bëftë mirë!
Për një gatim më të shpejtë ose nëse nuk gjeni midhje të freskëta, mund të përdorni edhe midhje të ngrira të hapura dhe pastruara nga guaska.
Faleminderit që na ndiqni. Jeni të mirëpritur të lini komentet dhe pyetjet më poshtë. Në do ju përgjigjemi shpejt.

Leave a Comment