Best Chicken Caesar Salad Recipe-Sallatë Çezar Me Pulë

Sallatat janë një prej kategorisë së gatimeve që nuk mungojnë në tryezat tona. Kjo sallatë Çezar Me Pulë, e përgatitur sipas mënyrës sime, është shumë e shijshme dhe njëkohësisht plot vlera ushqyese.

Përbërësit

  • 1 sallatë ajzberg
  • 5-6 domate të vogla
  • 150-200g fileto pule
  • 1 fetë bukë e thekur
Salca për marinimin
  • 1 lugë majonezë
  • 1 luge kos grek ose salcë kosi
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 2 lugë lëng limoni
  • Kripë e piper
  • 1 lugë majdanoz i grirë i freskët
  • 1 thelb hudhër e grirë hollë

Përgatitja

  1. Lajmë sallatën dhe e grijmë hollë.Best Chicken Caesar Salad Recipe-Family Cooking Recipes
  2. Presim domatet  në gjysëm ose dhe në katërsh nëse janë varietet pak më i madh se domatet qershi.
  3. Thekim bukën dhe e presim në kubik.
  4. Përgatisim fileton e pulës duke e prerë dhe marinuar me kripë dhe piper.
  5. E gatuajmë në një tigan me pak vaj ulliri për disa minuta, sa të marri ngjyrë të artë.Best Chicken Caesar Salad Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Bëjmë gati salcën shoqëruese duke përzierë të gjithë përbërësit që listuam më lart: majonezën, kosin grek, vaj ulliri, lëng limoni, kripë, piper, majdanoz dhe hudhër të grirë.
  7. Rregullojmë sallatën duke i bashkuar të gjithë pëbërësit në një tas të madh sallate. Sipër i hedhim pas kripë dhe salcën e marinimit.Best Chicken Caesar Salad Recipe-Family Cooking Recipes
  8. Përziejmë mirë përbërësit dhe e servirim këtë sallatë si pjatë shoqeruese ose dhe si pjatë kryesore për një person.

Ju bëftë mire!

Faleminderit që provuar këtë recetë, jeni të mirëpritur të lini pyetjet, komentet apo ta ndani recetën me miqtë tuaj.

Irinda

Leave a Comment