Një nga perimet që karakterizojnë stinën e vjeshtë është kungulli dimëror ose kunkulli i verdhë, me të cilin mund të përgatisim një sërë pjatash dhe recetash të para, si supa, pasta, rizoto, ëmbëlsira apo edhe pjata kryesore shumë të shijshme. Sot duam të ndajmë me ju recetën e Rizotos me Kungull Dimëror dhe Fileto Pule. Një kombinim shumë i shijshëm i përbërësve, ku ëmbëlsia dhe kremoziteti i kungullit shkon shumë mirë me shijen e pulën dhe orizin.
Kjo është një pjatë e parë për një vakt dreke ose dhe një pjatë plot vlera ushqyese për një darkë të lehtë.
Kungulli dimëror ashtu si dhe varietett e tjera të kungullit është një zarzavat që kultivohet gjerësisht edhe në vendin tonë. Ai përmban vlera të konsiderueshme të vitaminës A, dhe në nivele më të moderuara të vitaminës C, E, B6. Ai gjithashtu përmban Magnezium, Potasium, fibra ushqimore duke u bërë kështu një burim i rëndësishëm i plotësimit të nevojave tona ditore për to.
Për vlerat e larta ushqyese dhe delikatesën që e karakterizon, ju ftojmë ta gatuani kungullin sa më shumë gjat stinës së vjeshtës dhe dimrit kur dhe arrin pjekjen e tij. Ne do ju sjellim një sërë recetash me këtë zarzavat, ku një prej tyre është edhe receta që po ndajmë sot.
Ju gjithashtu mund të lexoni recetën tonë të Rizotos me Pulë dhe Kungulleshka
Përbërësit
- 300 g oriz për rizoto
- 250 g kungull i verdhë
- 250 g gjoks pule
- 1/2 gotë verë e bardhë
- 1 qepë e vogël
- Kripë, piper, vaj ulliri,
- 20 g gjalp, 2 lugë gjath parmixhan i grirë
- Xhenxhefil, majdanoz i freskët
Për lëngun (brodon) e rizotos
- 1 karrotë
- 1/2 qepë
- 2 copa kungull
- 2 degë majdanoz
- Kocka e gjoksit të pulës
- 2 l ujë, kripë
Për përgatitjen e risottos në mënyrë tradicionale, ju nevojiten tenxhere të mira që nuk ngjisin. Hidhini një sy këtu Tenxhereve dhe Tiganëve Më Të Mirë Që Nuk Ngjisin Për 2020.
“Si krijues të këtij website, ne rekomandojmë produktet dhe shërbimet sa më cilësore dhe me ofertë sa më të mirë për Ju. Kur Ju përdorni një lidhje të klikueshme në këtë artikull për të bërë një blerje, ne mund të përfitojmë një komision të vogël dhe ju mund të dilni i fituar duke blerë produktin që ju nevojitej. Ju sigurojmë se ju nuk do të paguani asnjë qindarkë më tepër për blerjen tuaj, dhe Ju falenderojmë që mbështesni këtë website të vazhdojë të ndajë informacion të vlefshëm për Ju. ”
Përgatitja
- Së pari duhet të përgatisim lëngun për rizoton. Të gjithë përbërësit i kemi pastruar nga lëkurat, i kemi larë dhe prerë në copa të mëdha. Në një tenxhere do të shtojmë karrotën, qepën, kungullin, majdanoz, kockat e pulës, pak kripë dhe do i mbulojmë me sasinë e ujit të ftohtë. I vendosim të ziejnë për 25-30 minuta.
- Ndërkohë ne pastrojmë kungullin dhe e presim në kubik të vegjël. Kur lëngu të jetë gati nisim me përgatitjen e rizotos.
- Në një tenxhere që nuk ngjit, hedhim pak vaj ulliri dhe qepën e grirë hollë. I kavërdisim derisa qepa të zbutet pak.
- Shtojmë fileton e prerë në copa të vogla dhe vazhdojmë gatimin për disa minuta. Pula do të ndryshojë ngjyrën e saj dhe ne do të shtojmë kungullin në kubik. I kavërdisim të gjitha për disa minuta, derisa mos të ketë më leng në tenxhere dhe shtojmë orizin. Do të gatuajmë rizoton në zjarr të mesëm. Orizi duhet të jetë i pështatshëm për rizoto, me kokërr të madhe që të mos shpërbëhet kur të gatuhet.
- Pasi e kemi skuqur orizin, e shuajmë me verën e bardhë dhe e lëmë të avullojë pjesa alkolike.
- Do të shtojmë lëngun gradualisht. Duhet të jetë i nxehtë që gatimi i orizit të mos ndërpritet. Ju rekomandoj të mbani ndezur të dyja pjesët e sobës ku po gatuani, si atë ku është tenxherja e rizotos ashtu dhe ajo e lëngut, në mënyrë që lëngu të ruajë temperaturën dhe mos të ftohet. Në fillim e mbulojmë orizin me lëng dhe e përziejmë. Nuk e përziejmë shpesh, por vetëm sa herë shtojmë lëng. Kur lëngu që shtojmë përthithet nga zierja e orizit, do të shtojmë lëng tjetër, e kështu do të vazhdojmë, deri në gatim të plotë të orizit.
- E rregullojmë me kripë, piper dhe xhenxhefil të freskët, të grirë sipër me rende. Rizoto duhet të jetë kremoz. Prandaj në përfundim kur ai të këtë edhe pak lëng e fikim dhe i shtojmë gjalpin dhe djathin e grirë. E përziejmë mirë dhe do të shohim që rizoto është perfekt. Nëse nuk doni të përdorni gjalp i hidhni pak vaj ulliri në vend të tij. Në fund e shërbejmë rizoton të ngrohtë dhe me majdanoz të grirë përsipër.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit për mbështetjen tuaj duke vizituar recetat tona, komentuar, dhe ndarë ato. Jeni të mirëpritur të lini opinionin tuaj si më poshtë nëse e provoni këtë recetë.