Këta Kekë të Vegjël Me Banane Dhe Çokollatë janë shumë të lehtë për tu përgatitur dhe me përbërës që zakonisht i kemi në kuzhinat tona. Mund ti konsumojmë për mëngjes, ti shoqërojmë me çaj apo madje, për piknik, plazh, për një banket apo festë ditëlindje me fëmijët tanë apo tua japim fëmijëve me vete në kopësht apo shkollë.
Përbërësit
- 2 Vezë
- 150 g sheqer
- 100 ml vaj
- 2 banane
- 180 g miell 00
- 20 g kakao e hidhur
- 1 pako fryrës
- pak kripë
- Kanellë
- 50 g çokollatë e zezë në kokra ose copa të prera
Përgatitja
- Përgatisim të gjithë përbërësit dhe nxehim furrën në 180 gradë.
- Në një tas të madh qelqi, me ndihmën e një përzierësi elektrik, rrahim vezët me sheqerin dhe kur të jenë bërë shkumë, i shtojmë vajin pak nga pak dhe vazhdojmë përzierjen. Mund të përdorni edhe gjalp nëse dëshironi. Shtojmë edhe pak kripë.
- Shtypim bananet dhe i shtojmë te përzierja. Shtojmë një luge kafe kanellë.
- Në një enë tjetër do të përziejmë miellin dhe kakaon dhe fryrësin e ëmbëlsirave dhe ja shtojmë përzierjes së mëparshme.
- E përziejmë mire nga lart poshtë. Shtojmë edhe copëzat e çokollatës.
- Përgatisim një tavë pë pjekjen e kekëve të vegjël, duke i lyer me pak yndyrë për pjekje, ose duke vendosur letra për pjekjen e kekëve.
- Brumin e përfituar e hedhim në format e letrës që i kemi vendosur në tavën për kekët e vegjël. Me këtë sasi brumi do të dalin 12-14 kekë të vegjël.
- I pjekim në furrë të nxehur 180 gradë për 20-22 minuta. I lëmë të ftohen pak pas pjekjes dhe i nxjerrim nga format, duke i vendosur në një pjatë për servirje ku do i lëmë të ftohen plotësisht. Shumë të shijshëm për fëmijët tuaj dhe për ju që të shoqëroni kafen tuaj.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Lutem lini komentet tuaja nëse e provoni këtë recetë.