Beef Potato Moussaka-Musaka Me Patate Dhe Mish Të Grirë

Musaka Me Patate është një pjatë e dytë e inspiruar nga receta e musakasë me patëllxhanë, e cila në vendin tonë gatuhet shpesh nga amvisat, mbase dhe më tepër se musakaja me patëllxhanë.
Disa zgjedhim edhe ti miksojnë perimet duke e gatuar këtë recetë me patëllxhan, kungull, dhe patate.

Unë kam zgjedhur ta sjell sot me patate, por në ragunë e përgatitur kam shtuar edhe kungull dhe pak spec për shije. Ju mund ti zgjidhni ti shtoni ose jo.
Preferoj që të përgatis ragunë jo vetëm me qepë, mish të grirë viçi dhe domate, por i shtoj edhe karrotë dhe selino, si veprojmë për salcën e ragusë Bolognese.

Salca Beshamel është receta klasike, me miell, gjalp, dhe qumësht.

Përbërësit

  • 5-6 kokrra patate
  • 400 g mish viçi i grirë
  • 1 qepë e madhe
  • 1 karrotë
  • 1 degë selino
  • 1 spec jeshil dhe 1 kungull i vogël( fakultative)
  • 3 domate të mëdha
  • Kripë e piper
  • 1 degë rozmarine
  • 1 gotë verë e bardhë
  • 100 g Djath kaçkavall

Për Beshamelin

  • 400 ml qumësht
  • 40 g gjalp
  • 40 g miell

Përgatitja

Gatimi i Ragusë

  1. Do të pastrojmë patatet dhe do ti presim në feta rrethore të holla 0.5 cm.
  2. Për një gatim më të shëndetshëm, patatet do ti vendosim në tavë. I spërkatim patatet e prera me pak vaj dhe kripë e i fusim në furrë të nxehur në 200 gradë për 20 minuta.Beef Potato Moussaka-Family Cooking Recipes
  3. Do të përgatisim salcën për shtrimin e musakasë. Në një tenxhere do të shtojmë vaj ulliri dhe qepën e grirë hollë.
  4. E kavërdisim qepën në zjarr të mesëm për disa minuta. Shtojmë karrotën dhe selinonë të prera në kuba të vegjël. Nqs do të përdorni spec dhe kungull i prisni edhe këto në kuba dhe i shtoni në tigan bashkë me perimet e tjera.Beef Potato Moussaka-Family Cooking Recipes
  5. Vijojmë gatimin duke i kavërdisur bashkë për 5-7 minuta dhe do të shtojmë mishin e grirë.
  6. Do vijojmë kavërdisjen për disa minuta të tjera në temperaturë mesatare sa të shohim që mishi ka ndryshuar ngjyrën dhe e shuajmë me verën e bardhë.Beef Potato Moussaka-Family Cooking Recipes
  7. Presim sa të avullojë pjesa alkolike në temperaturë të lartë dhe shtojmë domaten e grirë të pastruar nga lëkura dhe farat.Beef Potato Moussaka-Family Cooking Recipes
  8. E lëmë ragunë tonë të gatuhet për rreth 20-25 minuta. Mund të shtoni edhe pak ujë nëse ka nevojë të gatuhet mirë.Beef Potato Moussaka-Family Cooking Recipes
  9. Nga fundi shtoni kripë e piper të zi, dhe rozmarinë të freskët.

Përgatisim dhe beshamelin siç e kemi treguar here të tjera.

Shtrimi dhe pjekja e musakasë

  1. Do të vijojmë gatimin duke shtruar musakanë për pjekje. Në një tavë qelqi pirex vendosim si fillim një shtresë patate, pastaj një shtresë nga raguja e përgatitur me mish të grirë dhe perime.Beef Potato Moussaka-Family Cooking RecipesBeef Potato Moussaka-Family Cooking Recipes
  2. I mbulojmë me disa lugë beshamel dhe 1-2 lugë djath të grirë.Beef Potato Moussaka-Family Cooking Recipes
  3. Vendosim përsëri një shtresë patate dhe përsëri salcën ragu. Shtojmë sipër beshamelin dhe djathin e grirë.Beef Potato Moussaka-Family Cooking Recipes
  4. E pjekim musakanë me patate në 180 gradë për 30-35 minuta. Pasi piqet, e nxjerrim nga furra dhe e lëmë të mpikset për 15 minuta përpara se ta presim.Beef Potato Moussaka-Family Cooking Recipes
  5. Do e presim në copa dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Ju Bëftë Mirë!Beef Potato Moussaka-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment