Supë Me Fidhe Dhe Mish Viçi është një nga recetat më të pëlqyera nga të gjithë në familje, sidomos fëmijët.
Besoj se të gjithë e gatuajnë këtë pjatë të parë në përditshmëri. Unë dua të ndaj si unë e gatuaj në familjen tonë, version që na pëlqen shumë.
Këtë supë mund ta gatuani edhe me lëng kockash nëse nuk ju ndodhet mish viçi. Ju mund të provoni edhe Supën me Mish viçi dhe oriz.
Përbërësit
- 100 g mish viçi
- 1 karrotë
- 1 degë selino
- 1 qepë e vogël
- 100 g makarona supe
- 1 e verdhë veze
- Pak qumësht
- Limon
- Kripë e piper
- Vajulliri
- Majdanozi freskët
Përgatitja
- Si fillim, do të përgatisim lëngun për supë duke zierë mishin me perimet e prera në copa të mëdha dhe pak kripë për 30 minuta.
- E lëmë të ftohet pak dhe e kullojmë lëngun.
- Mishin do ta copëtojmë dhe e bëjmë fije. Në supë mund të shtoni karrotën e bërë copa të vogla nqs doni.
- Do ta vendosim lëngun me mishin e copëtuar dhe karrotën e shtypur për të zjerë përsëri dhe shtojmë makaronat e supës.
- Kur makaronat të kenë zjerë si duhet, do e shijojmë supën me salcën që do të përgatisim me të verdhën e vezës, 2-3 lugë qumësht dhe lëngun e gjysëm limoni. Do e përziejmë këtë marinadë mirë.
- E heqim supën nga zjarri dhe duhet të jetë e lëngshme, sepse e verdha e vezës do ta trashi pak. Hedhim pak nga lëngu i supës te veza në mënyrë që kur ta hedhim te supa të kenë temperaturë të njëjtë dhe veza të mos pritet.
- Përzierjen e vezës me limon e shtojmë te supa dhe e përziejmë mirë. Shtojmë majdanoz të grirë, piper të zi dhe vaj ulliri. Limonin e shtoni sipas dëshirës nqs doni.
- E shërbeni supën të ngrohtë.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinion tuaj.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.