Banana Chocolate Cake Recipe-Kek Me Banane Dhe Çokollatë

Keku Me Banane Dhe Çokollatë është një recetë shumë e thjeshtë për tu realizuar dhe me një shije delikate. Keku është i aromatizuar, i butë dhe i ngjashëm me një brauni në pamje dhe shumë I shijshëm për tu konsumuar në mëngjes, pas një vakti me pak akullore apo të shoqëroni çajin e pasdites.

Përbërësit

  • 2 vezë
  • 105 g Sheqer
  • 125 ml vaj vegjetal
  • 370 g Banane të pjekura
  • 1 lugë çaji aromë vanilje
  • 220 g Miell
  • 1/2 pako fryrës për ëmbëlsira
  • 60 g Kakao
  • 60 g çokollatë e zezë
  • Pak kripë
  • Sheqerpluhur

Përgatitja

  1. Si fillim përgatisim një tavë keku duke e shtruar bazën me letër furre, si dhe e lyejmë me gjalp dhe pudrosim me miell anëve.
  2. Në një tas do të rrahim vezët me sheqerin dhe pak kripë sa të rrisin ndjeshëm volumin dhe të bëhen shkrumë e bardhë.Banana Chocolate Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Shtojmë aromën e vaniljes dhe vajin në fije dhe vazhdojmë përzierjen me rrahësin e vezëve elektrik duke përftuar një masë kremoze.
  4. Bananet do i shtypim me pirun dhe do i shtojmë të masa e lëngët duke vazhduar përzierjen për të përftuar një masë homogjene.Banana Chocolate Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Veçmas përziejmë miellin me fryrësin dhe kakaon, e sitim dhe e shtojmë gradualisht duke përzierë te masa e lëngët sa të na bëhet brumi i kekut.Banana Chocolate Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Do të shtojmë edhe çokollatën e grirë me një thikë. Përziejmë me një spatul dhe brumin e kekut e hedhim në tavën e pregatitur.Banana Chocolate Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  7. E pjekim në furrë të parangrohur në 170 gradë për 40-45 minuta, varet nga furra. Bëni provën me kunj dhëmbësh.
  8. Pasi piqet, e heqim nga tava, e vendosim në një pjatë, e pudrosim me sheqer pluhur sipas dëshirës dhe e lëmë të ftohet plotësisht.Banana Chocolate Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  9. E presim në feta dhe e shërbejmë sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë.Banana Chocolate Cake Recipe-Family Cooking Recipes
Banana Chocolate Cake Recipe-Family Cooking Recipes
Faleminderitqë na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment