Kallamarë Të Mbushur Me Oriz është një pjatë e dytë shumë e shijshme për një vakt darkë ose drekë në familje. Receta është e thjeshtë, me pak përbërës dhe e lehtë për tu përgatitur.
Gatimi kryhet pjesërisht në tigan dhe përfundon në furrë, por ju mund ta gatuani të gjithë recetën në tigan nëse doni. Në më pak se 30 minuta do të keni gati për të shijuar këtë pjatë me shije deti.
Ju mund të provoni edhe recetën tjetër të kallamarëve të mbushur.
Përbërësit
- 5-6 kallamarë të mëdhenj
- 1 qepë e vogël
- Disa domate qershi ose 1 domate mesatare
- 2-3 lugë oriz
- 1/4 gotë verë e bardhë
- Kripë, piper, vaj ulliri, majdanoz i freskët
Përgatitja
- Pastrojmë kallamarët me kujdes duke mos e dëmtuar pjesën e trupit pasi do i mbushim. Heqim halën, zorrët, dhe presim pjesën e gojës, duke ruajtur tentakulat.
- Do i presim imët këmbët e kallamarët dhe qepën.
- Në një tigan, shtojmë vaj ulliri dhe do të kaurdisim qepën dhe këmbët e kallamarëve.
- Shtojmë pak kripë e piper.
- Pasi kaurdisen për 2-3 minuta shtojmë domatet qershi në mes ose katërsh. Nëse do përdorni domate tjetër do i heqim lëkurën dhe farat dhe e presim në kubikë.
- Shtojmë edhe orizin e larë dhe i kaurdisim bashkë edhe për 2 minuta. I shuajmë me verë të bardhë.
- Pasi avullon alkooli do të shtojmë gjysëm gotë ujë dhe do lëmë të gatuhet orizi dhe përbërësit e tjerë.
- Në fund e shijojmë me kripë, piper, majdanoz. Orizin e ziejmë si duhet.
- Do i mbushim kallamarët me ndihmën e një luge të vogël. Nuk i mbushim plotë, që të mos na çahen gjatë gatimit, pasi orizi vijon gufohet.
- Do i mbyllim me një kunj dhëmbësh në krye dhe i vendosim në një tavë. Do i spërkasim me kripë, vaj ulliri, dhe pak verë të bardhë. Mund ti shtoni edhe pak ujë.
- I pjekim për 10-15 minuta sa të marrin ngjyrën e bukur të artë në furrë të parangrohur në 200 gradë.
- Nëse doni mund ti gatuani në një tigan me pak vaj ulliri dhe kapak mbuluar duke i gatuar për 4-5 minuta nga secila anë në temperature mesatare.
- I shërbejmë të ngrohtë me feta limoni dhe majdanoz të freskët.
Ju bëftë mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.