Baked Sea Bream Foil-Kocë e Pjekur Në Letër Furre

Kocë e Pjekur Në Letër Furre është një nga recetat më të shijshme që mund të provoni. Një pjatë e lehtë për tu realizuar dhe një peshk i shijshëm plot lëng, i butë në cilin nuk i rezistojnë as fëmijët e vegjël.

Kocën e pjekur në letër pjekje furre mund ta aromatizoni dhe shijoni si tu pëlqejë, unë e kam gatuar me domate te vogla dhe shijuar me erëzat që përdorim më tepër në kuzhinën tonë mesdhetare, si majdanozi, hudhra, dhe rigon. Kripa, piper dhe vaji i ullirit janë të panegociueshëm kur bëhet fjalë për të realizuar një recetë peshku shumë të shijshme.

Kjo është një recetë që mund të gatuhet për gjithë familjen, dhe ju rekomandoj që të merrni nja një koc mesatare rreth 300 g për çdo person dhe ta përgatini pjekjen në letër individuale.
Ju mund të provoni edhe Kocë Me Portokall për një shije agrumesh delicate dhe gatim ndryshe të Kocës.

Përbërësit Për 1 PersonBaked Sea Bream Foil-Family Cooking Recipes

  • 1 peshk Kocë 300 g për çdo person
  • 5-6 domate të vogla
  • 1 thelp hudhër i prerë në feta
  • Majdanoz i freksët
  • Kripë, piper, vaj ulliri, rigon
  • Letër pjekje

Përgatitja

  1. Do të pastojmë kocën nga luspat dhe pjesa e barkut, do e lajmë mirë në ujë të rrjedhshëm dhe e thajmë me letër kuzhine.
  2. Do e marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri nga të dyja anët dhe pjesa e barkut.Baked Sea Bream Foil-Family Cooking Recipes
  3. Do e vendosim kocën në letër furre, do vendosim hudhër, majdanoz dhe pak rigon në pjesën e barkut dhe përreth dhe sipër saj do vendosim domatet qershi të prera në mes. Baked Sea Bream Foil-Family Cooking Recipes
  4. Do e mbyllim mirë letrën e furrës nga të dyja anët në mënyrë që të lëngu të mbetet brenda dhe koca të piqet e butë dhe plot lëng. Baked Sea Bream Foil-Family Cooking Recipes
  5. Do e pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë ose në program automatik të furrës për pjekjen e peshkut për 35-40 minuta. Do e shikoni edhe vetë që koca do dali shumë e shijshme dhe e butë. Pjesa e filetos shkëputet dhe pastohet shumë lehtë për tu servitur në fileto ose dhe në letër furre të gjithë kocën si e kemi pjekur.

Ju bëftë mirë!Baked Sea Bream Foil-Family Cooking Recipes

Faleminderit qe na ndiqni dhe shijoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini komentet tuaja. Ju falenderojmë për mbështetjen dhe që ndani opinionin tuaj me ne. Ne e vlerësojmë atë.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

 

Leave a Comment