Baked Eggplant Roll Ups-Role Patëllxhani Të Pjekura

Edhe pse jemi po hyjmë në stinën e dimrit, temperaturat e larta dhe koha plot diell na bën të vazhdojmë të duam dhe përdorim ende në menunë tonë plot receta vere, siç është edhe kjo që do ndajmë sot. Role Patëllxhani Të Pjekura dhe Mocarela, një recetë vegjetariane, shumë e shijshme, një pjatë e dytë vegjetariane, ose një aperitiv shumë i shijshëm për drekat tona familjare. Kur gjejmë patëllxhanë të freskët nuk mund ti themi jo kësaj recete.

Ju mund të provoni edhe Sallatë me patëllxhanë.

Përgatitja

  • 2-3 patëllxhan
  • 1 mozarella 125 g
  • Gjethe borziloku
  • 250-300 ml salcë domatesh
  • 50 g djath i grirë
  • Kripë, vaj ulliri

Përgatitja

  1. Në fillim presim patëllxhanët e larë në feta pasi i kemi eleminuat bishtin dhe i pjekim në proçesin e grillit në furrë, ose në një zgarë të pamarinuar.
  2. Ndërkohë që patëllxhanët piqen, në një tigan që mund ta përdorni edhe për furrë, do hedhim salcën e domates, shtojmë kripë, piper, gjethe borziloku, vaj ulliri dhe e lëmë të gatuhet për pak minuta në zjarr të ngadaltë.Baked Eggplant Roll Ups-Family Cooking Recipes
  3. Do i lëmë patëllxhanët të ftohen pak, dhe formojmë rolet duke vendosur mozarela dhe gjethe borziloku në mes dhe i mbështjellim role. Baked Eggplant Roll Ups-Family Cooking RecipesI vendosim në tiganin apo tavën ku kemi salcën e domates, i lyejmë pak nga sipër nga e njëjta salcë, i spërkasim më djath të grirë, dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 200 gradë për 10-15 minuta.Baked Eggplant Roll Ups-Family Cooking RecipesBaked Eggplant Roll Ups-Family Cooking Recipes
  4. I shërbejmë të ngrohta.

Ju bëftë mirë!Baked Eggplant Roll Ups-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe vizitoni faqen tonë. Në ju falenderojmë që ndani recetat tona dhe komentoni mbi to.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment