Baked Cauliflower Meatballs-Qofte Me Lulelakër Të Furrës

Lulelakra është një nga perimet e stinës, të cilën mund ta gatuajmë në dhjetra mënyra dhe të përgatisim receta shumë të shijshme. Sot duam të sjellim një recetë të Qofteve Me Lulelakër Të Furrës. Receta është shumë e thjeshtë, e shijshme dhe e dashur edhe për femijët. Qoftet e pjekura në furrë do të dalin krokante nga jashtë por të buta nga brenda, dhe fare mirë mund ti konsumojnë edhe fëmijët e vegjël. Unë e kam kombinuar sot recetën edhe me proshutë pule të pjekur, në mënyrë për ta bërë një pjatë të plotë për fëmijët, por ju fare mirë mund ta hiqni proshutën dhe ta përgatisni si recetë vegjetariane. Mund ti servirim qoftet me salca të përgatitura vetë në shtëpi. Ne do ju sjellim një ide të thjeshtë të përgatitjes së salcave për shoqërimin e qofteve.

Spinach And Ricotta Meatballs-Qofte Me Spinaq Dhe Rikota

Chickpea Meatballs Recipe-Qofte me Qiqra

 

Përbërësit

  • 450-500 g lulelakër e gatuar
  • 250 g patate
  • 150 g proshutë pule e pjekur
  • 1 vezë
  • 50 g djath i grirë
  • 50 g gjizë, ose djath i butë
  • 2-3 lugë bukë e thërrmuar
  • 2 lugë vaj ulliri
  • Kripë, piper (për fëmijët e vegjël mos e përdorni), majdanoz i freskët
  • Bukë e thërrmuar për të lyer qoftet nga jashtë

Përgatitja

  1. Do lajmë pastrojmë lulelakrën, e presim sipas luleve dhe e gatuajmë në avull, osë të zier për pak minuta në ujë më kripë. Në një tjetër tenxhere do ziejmë edhe patatet e lara. Nëse nuk keni shumë kohë mund ti zieni të qëruara dhe të prera në kubikë. Pasi ziejnë i kullojmë nga uji në mënyrë që kur ti shtypim ose grijmë si lulelakra ashtu dhe patatja të jenë të thata.
  2. Në një grirëse do fusim proshutën e copëtuar, lulelakrën dhe i grijmë. Patatet i shtypim me shtypësen e puresë.
  3. Në një tas të thellë, do të shtojmë lulelakrën dhe proshutën e grirë, patatet e shtypura, vezën, djathin, vajin e ullirit, kripën, majdanozin e grirë imët dhe bukën e thërrmuar, dhe do i përziejmë mirë sa të na formohet një brumë për qoftet.
  4. Do të ndezim furrën të nxehet në 200 gradë Celcius.Do marrim një tavë për pjekje të sheshtë dhe e veshim me letër furre.Baked Cauliflower Meatballs-Family Cooking Recipes
  5. Nga brumi i qofteve do të marrim sasinë e një luge ose dhe më shumë nëse i doni qoftet më të mëdha, do i japim formën me duar dhe i kalojmë në bukë të thërrmuar. I transferojmë në tavën për pjekje dhe kur të kemi përfunduar me përgatitjen, i pjekim qoftet në 200 gradë për 25-30 minuta, sa të marrin ngjyrën e kuqërremtë.Baked Cauliflower Meatballs-Family Cooking Recipes

I lëmë të ftohen pak dhe i servirim të ngrohta. Qoftet mund ti servirni me sallatat që preferoni por edhe mund të përgatisni salca shumë të shijshme për ti shoqëruar.
Një nga salcat që preferoj dhe kombinon shumë mirë qoftë me qoftet me bazë mishi, qoftë me perime është salca me bazë kosi.Baked Cauliflower Meatballs-Family Cooking Recipes

Për salcën me kos duhen:

  • 150 ml kos ( kos grek, ose kos i bardhë natyral)
  • 1 thelp hudhër
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë lëng limoni (fakultative nëse e doni salcën e tharët)
  • Kripë, piper
  • Ezëra sipas dëshirës (majdanoz, kopër, mente, curry, curcuma, piper i kuq)

Përgatitja

  1. Në një tas do te përziejmë mirë kosin, kripën, piperin, vaj ulliri, hudhrën e shtypur ose grirë hollë, lëng limoni, dhe kësaj baze do i shtojmë aromat që duam sipas preferencës. Mund ta ndani në disa tasa, duke shtuar majdanoz dhe kopër të grirë, ose curcuma, ose curry, ose piper të kuq, etj.

Qoftet do ju shijojnë shumë me këto salca, provojini dhe zgjidhni të preferuarën tuaj për ta përdorur sa hërë përgatisni qofte në shtëpi.

Ju bëftë mirë!Baked Cauliflower Meatballs-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe suportoni duke ndarë recetat tona. Jeni të mirëpritur të ndani mendimin tuaj rreth tyre me ne. Ne e vlerësojmë opinionin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment