Baked Cabbage Recipe-Lakër E Pjekur Me Salçiçe Dhe Oriz Në Furrë

Një nga perimet tipike të stinës së vjeshtës dhe dimrit është lakra. Lakrën jemi mësuar ta gatuajmë në supa, sallatë, kombinuar me perime të tjera të stinës si dhe mish viçi apo derri. Sot duam të ndajmë me ju Lakër E Pjekur Me Salçiçe Dhe Oriz Në Furrë, një recetë shumë e shijshme për tu shijuar në ditë të ftohta të dimrit dhe vjeshtës. Kjo është një pjatë e dytë për një vakt dreke në familje. Përgatitja është e thjeshtë, për një kombinim shumë të mirë të lakrës së bardhë me salçiçe të freskët dhe oriz. Ju mund të përdorni edhe mish të grirë apo mish me kockë nëse ju pëlqen duke ndjekur të njëjtën mënyrë. Gjithashtu përdorimi i erëzave të ndryshme, në recetë bën që të mos ndihet era e fortë e lakrës për ata që nuk e kanë qejf aromën e saj kur gatuhet, do ta shikojnë që receta është shumë e shijshme dhe do ketë asnjë aromë që ti bezdisë:).

Lakra, lulelarka, brokoli, preshi, etj janë zarzavate që duhet ti konsumojmë gjatë periudhës së ftohtë për vetë vlerat ushqyese që ato mbartin. Lakra njihet për vlerat e larta të vitaminës C dhe K, duke na siguaruar përkatësisht 44% dhe 77% të nevojave tona ditore për keto dy vitamina. Gjithashtu ajo përmban Vitamin B6, Folate, apo dhe kripëra minerale si hekur, manganese, potasium, calcium,etj, në sasi më të moderuara.

Përbërësit për 4 Persona

  • 300 g salçiçe e freskëet (viçi ose derri)
  • 400-500 g lakër e bardhë
  • 1 qepë e vogël
  • ½ karrotë
  • ½ gotë verë e bardhë
  • 1 gotë oriz i parazier
  • Vaj ulliri
  • 1-2 lugë uthull, ose pistil kumbulle (facultative)
  • 1 lugë spec i kuq pluhur
  • Kripë, piper, dafinë, kanellë (shkop, ose pluhur), karafil, trumzë, majdanoz i freskët
  • 3 gota brodo perimesh, ose lëng mishi

 
“As the owner of this website, I’ve tracked down great deals for the products and services mentioned herein. When you use the links on this page to make a purchase, I may get a small commission, and you may get a worth bargain. It’s a win-win all around. Thank you for supporting this site. FYI- Prices and Terms of the products refer to the date of the publication of this article. Full disclosure.”

Përgatitja

  1. Në një tigan do të hedhim një fije vaj ulliri dhe do vendosim salçiçen e copëtuar pasi e kemi zhveshur nga cipa që e mbështjell. E gatuajmë pak minuta sa të kaurdiset dhe e heqim nga tigani.Baked Cabbage Recipe-Family Cooking Recipes
  2. Do të shtojmë në tigan qepën e grirë hollë dhe karrotën e prerë në kubikë. Do i kaurdisim me kapak mbuluar sa të zbuten, do të shtojmë lakrën e prerë imët dhe do e kaurdisim sa të zbutet. I shtojmë edhe pak kripë dhe piper.Baked Cabbage Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Do e shuajmë me verën dhe uthullën (fakultative) do të ngremë temperaturën e gatimit sa të avullojë alkoli.Baked Cabbage Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Do të shtojmë orizin dhe do vazhdojmë kaurdisjen edhe pak minuta, do të shtojmë salçiçen e kaurdisur, specin e kup, dafine, trumzë, pak kripë, piper të freskët dhe 1/2 e sasisë të brodos dhe do e gatuajmë sa të përthithet lëngu, ndërkohë edhe qepa duhet të jetë zbutur.
  5. Nërkohë kemi ndezur furrën në 200 gradë. Do e hedhim masën në një tavë balte me kapak dhe do i shtojmë pjesën tjetër të brodos të ngrohtë. Do shtojmë vaj ulliri, trumzë, kanellë, karafil, dhe do e pjekim për 40 minuta. Baked Cabbage Recipe-Family Cooking RecipesNëse doni që tava të jetë krokante në sipërfaqe 5 minutat e fundit e heqim kapakun. E pjekur dhe gatuar në këtë mënyrë, orizi mbetet i butë, i shkrifët dhe e gjithë tava e aromatizuar dhe e shijshme. Tava e baltës e mbuluar me kapak nëse e lini brenda në furrë e ruan ngrohtësinë edhe për disa orë, nëse nuk doni ta shërbeni menjëherë sa e gatuani.Baked Cabbage Recipe-Family Cooking Recipes
    Shërbejeni Lakrën e pjekur me Salçiçe dhe Oriz në Furrë, të ngrohtë duke e spërkatur me majdanoz të freskët sipër.

Ju bëftë mirë!Baked Cabbage Recipe-Family Cooking Recipes Baked Cabbage Recipe-Family Cooking Recipes

Shënim: Ju mund ta zëvendësoni salçiçen me mish të grirë, duke përdorur edhe erëzat që ju pëlqejnë më shumë, mua më pëlqen salçiçja pasi është më e aromatizuar se mishi dhe lakra pranon yndyrën e salçiçes shumë mirë. Gjithashtu nëse do zgjidhni të përdorni mish (me kockë ose jo) mirë eshtë që mishin ta zieni më parë bashkë me qepën dhe ta shtoni në tavë, në mënyrë që të jetë i butë, pasi koha e gatimit të lakrës dhe orizit është më e vogël se ajo që kërkon mishi.Baked Cabbage Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që ndaluat tek një tjetër recetë nga faqja jonë. Nese ju pëlqen, ndjehuni të lirë ta provoni, ndani recetën, apo lini një koment. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment