Apple Mascarpone Cake-Kek Me Mollë Dhe Maskarpone

Kek me mollë dhe djath maskarpone është një ëmbëlsirë e thjesht, që mund ta shijojmë për mëngjes apo gjatë ditës. Këtë recetë mund ta gatuajmë në çdo stinë të vitit duke qenë se molla është një prej frutave që mund të gjejmë lehtësisht në çdo muaj të vitit.

Kombinim i saj me djathin maskarpone e bën këtë kek më të butë dhe të shijshëm. Fëmijët e pëlqejnë shumë.

Ju mund të provoni edhe Biskota Me Mollë

PërbërësitApple Mascarpone Cake-Family Cooking Recipes

  • 3 Vezë
  •  220 g sheqer
  • 250 g maskarpone
  • 3 mollë golden
  • 1 pako fryrës
  • 350 g miell
  • Pak vanilje
  • Pak kripë
  • Lëkurë limoni e grirë
  • Sheqer pluhur 1 lugë

Përgatitja

  1. Pastrojme mollët e lara nga lëkurat dhe meset. I presin mollët në kubik të vegjël dhe i lëmë veç.
  2. Në një tas të madh me ndihmën e përzierësit elektrik, do i rrahim vezët me sheqerin derisa të bëhet shkumë. Shtojmë maskarponen dhe vazhdojmë përzierjen.Apple Mascarpone Cake-Family Cooking
  3. E përziejmë mirë për 2-3 minuta.  Do të shtojmë lëkurën e gjysëm limoni të grirë dhe pak vanilje.Apple Mascarpone Cake-Family Cooking
  4. Do të shtojmë  gradualisht miellin e përzierë me fryrësin dhe pak kripë.Apple Mascarpone Cake-Family Cooking
  5. Kur të jetë formuar një brum homogjen, do të shtojmë mollët e grira. Apple Mascarpone Cake-Family CookingE përziejmë mirë në mënyrë që të na shpërndahen copay e mollës njëtrajtesisht dhe e hedhim në një tavë me hapje, të lyer me gjalp dhe miell, ose të veshur me letër furre.Apple Mascarpone Cake-Family Cooking
  6. E pjekim në furrë të nxehur më parë në 180 gradë për rreth 50 minuta. Do të bëni provën me kunj dhëmbësh për të parë nëse është pjekur si duhet.
  7. E nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet, sa të vaket.Apple Mascarpone Cake-Family Cooking
  8. E heqim nga tava dhe e vendosim në një pjatë. E spërkasim me sheqer pluhur dhe e servirim sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!Apple Mascarpone Cake-Family Cooking

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje mbi recetën.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment