Almond Flour Cookies Recipe-Biskota Me Miell Bajame

Biskota Me Miell Bajame Dhe Mandarina është një recetë që përgatitet në 5 minuta. Duke përfshirë dhe kohën për tu pjekur në më pak se 30 minuta ju mund të shijoni këto biskota delikate dhe të shkrifëta. Mielli i bajames u jep super shije. Unë i gatova me shijen e mandarinës dhe limonit, po ju mund të provoni edhe me portokall apo vetëm limon nëse doni.

PërbërësitAlmond Flour Cookies Recipe-Family Cooking Recipes

  • 200 g miell bajame
  • 200 g miell 00
  • 1/2 pako fryrës për ëmbëlsira
  • 1 vezë
  • 100 g sheqer
  • 100 ml vaj misri
  • Lëkurë manderine
  • Lëkurë limoni
  • Lëngu i dy mandarinave dhe 1/2 limoni ( 80-100 ml)
  • 1 lugë çaji aromë vanilje
  • Sheqer pluhur

Përgatitja

  1. Ndezim furrën të nxehet në 180 gradë. Përgatisim një tavë pjekje të veshur me letër pjekje.
  2. Në një tas do të përziejmë miellin e bajames,miellin 00 dhe fryrësin.
  3. Në një tas tjetër shtojmë vezën, sheqerin, vajin, vanilje, lëkurat e agrumeve dhe lëngun e tyre. Do përziejmë mirë sa të tretet sheqeri.
  4. Shtojmë përzierjen e miellrave dhe formojmë një brumë të butë.
  5. Në një pjatë shtojmë sheqer pluhur sa të nevojitet.
  6. Do të marrim brumë me një lugë dhe i japim formë të rrumbullakosur me pëllëmbët e duarve.Almond Flour Cookies Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Biskotat i kalojmë në sheqer pluhur dhe i vendosim në tavë.
  8. Do i pjekim biskotat për 15-18 minuta sa të marrin ngjyrë të kuqërremtë të bukur.Almond Flour Cookies Recipe-Family Cooking Recipes
  9. I heqim nga furra, i lëmë të ftohen pak dhe i kalojmë në një kuti pjatë. Kur të ftohen mirë i vendosim në një kuti biskotash dhe i servirim sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!Almond Flour Cookies Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment