Albanian Pite-Pite Me Kos

Pitet janë një gatim që preferohet shpesh për mëngjes dhe mund të konsiderohet në të njëjtën kohë një gatim i pëlqyeshëm kur jemi me pushime, kamping, apo eskursione një ditore. Një zgjidhje shumë e mirë kur duhet të përgatisim një mëngjes për shumë persona. Të thjeshta për tu përgatitur, me pak përbërës, por shumë të shijshme për tu konsumuar së bashku me produkte të kripura si djathra të ndryshëm, gjalp, etj, si edhe me të ëmbla, reçel, apo mjalt.

Përbërësit Për 10 Pite

  • 450 g miell
  • 1 vezë
  • 250 ml kos ose qumësht
  • 1 lugë çaji sodë buke ose fryrës ëmbëlsirash
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 filxhan çaji vaj misri ose lule dielli për skuqje

Përgatitja

  1. Përziejmë vezën me kosin në një tas të thellë qelqi.
  2. Shtojmë kripën dhe gradualisht miellin e situr të përzierë me sodë buke ose fryrës ëmbëlsirash( baking powder). Gradualisht do të na formohet një brum si ai i byrekut po edhe më i butë. Mund të jetë edhe pak ngjitës, por do të përdorim vaj për t’ju dhënë formë kuleçëve gjatë skuqjes.Albanian Pite-Family Cooking Recipes
  3. E lëmë brumin të pushojë për rreth 20 minuta të mbuluar me qese kuzhine.
  4. I lyejmë duart me pak pak vaj dhe e ndajmë brumin në 10 pjesë rrumbullake.Albanian Pite-Family Cooking Recipes
  5. Sërish, me duart me vaj, hapim çdo pjesë brumi në petë të vogla me diametër sa dora.Albanian Pite-Family Cooking Recipes
  6. Në një tigan hedhim vajin dhe e vendosim në zjarr të nxehet. Dhe i skuqim pitet 1 nga 1, deri në përfundim.Albanian Pite-Family Cooking Recipes
  7. I konsumojmë të ngrohta për mëngjes ose mund ti marrim me vete për një piknik në natyrë.Albanian Pite-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që zgjodhët një tjetër recetë të traditës shqiptare.

Irinda

Leave a Comment