Best Homemade Apple Pie Recipe-Byrek Me Molle

Apple Pie, apo Byrek Me Mollë është një ëmbëlsirë, e cila origjinës e ka nga Anglia, por që gatuhet edhe në Amerikë dhe vende të tjera të Europës ku spikat edhe varianti i kuzhës Holandeze. Kjo tortë është një ëmbëlsirë, e cila gatuhet në formë byreku me dy petë, një lart dhe një poshtë dhe mbushja e saj është me mollë. Përdorimi i kanellës dhe karamelizimi që krijohet midis përzierjes së gjalpit, miellit, dhe sheqerit i jep kësaj ëmbëlsire një shije të veçantë dhe delikate.Best Homemade Apple Pie Recipe-Family Cooking Recipes

Gjithashtu për mbushjen mund të shtohen aroma të tjera si ginger, arrë moskat, apo edhe përbërës të tjerë si rrush të thatë, apo fruta të tjera të thata.
Peta përgatitet nga një brumë frolla, i cili gatuhet me gjalp ose sallo, pa vezë.
Ne po sjellim një nga variantet më të lehta për tu përgatitur në shtëpi edhe mundësisht me më pak kalori duke u kujdesur të shtojmë përbërës që kushdo mund ti ketë në kuzhinë.
Kjo është një ëmbëlsirë shumë popullore e cila shërbehet si e ngrohtë ashtu edhe e ftohtë në përditshmëri, për të shoqëruar mëngjeset, pasditet, kafen apo çajin tuaj. Shërbehet me akullore apo pana të rrahuar.

Ju mund të provoni edhe Kek me Mollë dhe Mascarpone.

PërbërësitBest Homemade Apple Pie Recipe-Family Cooking Recipes

Për brumin

  • 420 g miell
  • 260 g gjalp
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • Pak kripë
  • 100 ml ujë i ftohtë

Mbushja

  • 1 kg mollë
  • 1 lugë kanelle

Kremi

  • 100 g gjalp
  • 150 g sheqer
  • 3 lugë gjelle miell
  • Ujë 60 ml
  • 1 e verdhë veze për lyerje sipër

Përgatitja

Zënia e Brumit

Si hap të parë në këtë recetë është përgatitja e brumit për petën. Brumin mund ta pëgatisni duke e punuar me dorë ose duke përdorur një robot kuzhine. Kjo është një mënyrë e shpejtë dhe shumë më e thjeshtë që unë e rekomandoj.

  1. Kështu, në fillim në enë do të hedhim miellin sheqerin dhe kripën. E përziejmë mirë dhe shtojmë gjalpin e freskët dhe të ftohtë nga frigoriferi. Gjalpin e kemi prerë në copa të vogla.
  2. Do të aktivizojmë grirësen sa të përzihet mielli me gjalpin mirë në formë kokërrize.
  3. Shtojmë ujin e ftohtë dhe e përziejmë disa herë. Brumi do të formohet shpejt.
  4. E heqim brumin nga roboti kuzhinës e ndajmë në 2 pjesë.
  5. Secilës pjesë, i japim një formë të rrumbullakët të shtypur dhe e mbështjellim me qese. E lëmë brumin të pushojë në frigorifer për rreth 1 orë.

Përgatitja e Mbushjes

  1. Ndërkohë do të përgatisim kremin dhe mollët për mbushjen.
  2. Do të shkrijmë gjalpin në një tenxhere të vogël dhe do të shtojmë miellin. E përziejmë për 1 minutë dhe shtojmë sheqerin.
  3. Vijojmë të përziejmë edhe për pak dhe do të shikojmë që sheqeri me gjalpin po karamelizohen. Shtojmë ujin dhe e përziejmë që të tretet e gjithë masa.
  4. Masën e përftuar do ta lëmë të vlojë duke e përzierë për 2-3 minuta dhe më pas e heqim nga zjarri.
  5. Do e lëmë të ftohet dhe do të shohim që do të jetë trashur në 1 lloj trashësie si mjalti. Ndërkohë që ftohet do të pastrojmë mollët nga lëkurat dhe meset e tyre dhe i presim në feta të holla.
  6. I hedhim në një tas të madh dhe i shtojmë kanellën dhe kremin që përgatitem. I përziejmë mirë dhe e mbushjen e kemi gati.Best Homemade Apple Pie Recipe-Family Cooking Recipes

Hapja e Petës, Shtrimi dhe Pjekja

  1. Vijojmë me hapjen e petës. Kështu, do të marrim një nga pjesët e brumin dhe e hapim brumin me një rrul pice në një petë me diameter sa të mbulojë bazën dhe të dali pak nga anët e tavës ku do e pjekim. E shtrojmë petën në tavë dhe hedhim mbushjen.Best Homemade Apple Pie Recipe-Family Cooking Recipes
  2. Do e rregullojmë mirë në të gjitha anët. Hapim dhe petën tjetër dhe e mbulojmë byrekun me mollë plotësisht, ose petën e presim në shirita dhe e mbulojmë sipërfaqen duke i kryqëzuar me njëra-tjetrën.Best Homemade Apple Pie Recipe-Family Cooking RecipesBest Homemade Apple Pie Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Petën siper e lyejmë me të verdhë veze dhe e pjekim në furrë të nxehur më parë në 180 gradë për 40-45 minuta. Nqs do të shikoni që do të marri me shpejt ngjyrë atëherë mbulojeni tavën me letër furre.Best Homemade Apple Pie Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Kur ëmbëlsira joné është gati, e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet për rreth 1 orë para se ta servirim.Best Homemade Apple Pie Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Byrekun me mollë e presim në copa dhe e servirim duke e shoqëruar me akullore me shije vanilje.

Ju Bëftë Mirë!Best Homemade Apple Pie Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.

Leave a Comment