Savory Eggplant Pie-Tortë e Kripur Më Patëllxhanë dhe Gjizë

Tortë e Kripur Më Patëllxhanë dhe Gjizë është një recetë shumë e shijshme për të shoqëruar vaktet tuaja. Kjo është një antipastë që mund ta shërbejmë në temperaturë ambienti, e cila përgatitet lehtë dhe me pak përbërës që pothuaj na gjendet përherë në frigorifer.

Tortat e kripura me perime të ndryshme janë një zgjidhje shumë e mirë për të gatuar shëndetshëm dhe për të pastruar frigoriferin. Kështu mund të përdorim perimet që duam apo disponojmë, kombinuar me djathrat apo nënprodukte të qumështit që kemi apo na pëlqejnë, erëza dhe lloji i brumit që mund te përgatisim më lehtë.

Pra mjafton një petë sfoliat, brumë Brise, brumë për byrek, etj, dhe mbushja që na pëlqen dhe torta jonë është gati.
Unë këtë radhë e përgatita me Pasta Matta (brumë i çmendur), një lloj brumi i kuzhinës italiane, por shumë i ngjashëm me brumin tonë të byrekut (Phyllo) i cili përgatitet me ujë, kripë dhe vaj ulliri.
Ky është një lloj brumi shumë i lehtë për tu përgatitur, por mbi të gjitha hapet shumë lehtë dhe ju mund të eksperimentoni pa fund me torta të kripura, strudel të kripur, duke përdorur këtë lloj brumi.

Provoni edhe këtë recetë Byreku e Patëllxhanë

PërbërësitSavory Eggplant Pie-Family Cooking Recipes

  • Një petë Sfoliat, Brise, Phyllo, ose Pasta Matta

Për Brumin e çmendur (pasta matta)

  • 250 g miell 00
  • 40 ml vaj ulliri
  • 100 ml ujë temperaturë ambienti
  • ½ lugë çaji kripë

Për mbushjen

  • 2 patëllxhanë të mëdhenj ose 1 patëllaxhan dhe një kungulleshkë
  • 3 vezë ( një të verdhë e ruajmë për sipër)
  • 250 g gjizë
  • 50-100 g djath i grirë Parmigiano ose djath tjetër
  • 3-4 kokrra domate të vogla ose 7-8 pomodorini
  • Majdanoz i freskët
  • Kripë, piper, vaj ulliri, një thelp hudhër
  • 1 lugë fara susami dhe fazë e zezë

Përgatitja

Përgatitja e brumit

  1. Në një tas do të hedhim miellin, krijojmë një gropë në mes dhe shtojmë kripën, vajin dhe ujin.
  2. Fillojmë përziejmë duke shtuar miellin gradualisht sa të na formohet brumit.
  3. Do ta punojmë brumin sa të shohim që kemi një brumë të butë ndër duar.
  4. Nëse duam ti shtojmë edhe erëza të feskëta për më tepër shije, në këtë fazë shtojmë një lugë erëza të grira të freskëta që na pëlqejnë si trumëz, majdanoz, kopër, etj. Do e punojmë brumin sa erëzat të shpërndahet njëtrajtësisht dhe formojmë një top.
  5. Brumin e mbështjellim me qese pelicola dhe e lëmë të pushojë në temperaturë ambienti për 30 minuta. Në këtë mënyrë mund ta hapni më lehtë. Do shikoni që brumin nuk është ngjitës, por është shumë i butë dhe hapet lehtë.Savory Eggplant Pie-Family Cooking Recipes Savory Eggplant Pie-Family Cooking Recipes
  6. Unë përdora një letër pjekje për ta kaluar direkt në tavën ku do e pjekim, pasi mund ta piqni edhe bashkë me letrën për ta pasur më lehtë që ta hiqni nga tava në fund.Savory Eggplant Pie-Family Cooking Recipes
  7. Brumin e kalojmë në tavën ku do e pjekim tortën (26-28 cm diametër), mbulojmë mirë anët e tavës dhe fundin do e shpojmë me pirun në mënyrë që të piqet dhe kullojë si duhet.

Përgatitja e mbushjes

  1. Për mbushjen duhet që patëllxhanët ti gatuajmë pak minuta sa të zbuten pak. Ka dy mënyra që mund të ndiqni:
    1. Do i presim patëllxhanët në kubikë mesatarë ose të vegjël, i kriposim dhe marinojmë me vaj ulliri dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 200 gradë për rreth 10 minuta.
    2. Në një tigan shtojmë pak vaj ulliri, një thelp hudhër, dhe shtojmë patëllxhanët e prerë në kubikë për pak minuta sa të zbuten pak. Nëse përdorim dhe kungulleshka, i shtojmë edhe ato.
  2. Kur patëllxhanët janë gati, i kalojmë në një tas të ftohen, shijojmë me kripë, piper, majdanoz të freskët. Shtojmë edhe domatet në feta dhe djathin e grirë.Savory Eggplant Pie-Family Cooking Recipes
  3. Në një tas tjetër do të rrahim vezët (një të verdhë e lëmë mënjanë), shtojmë gjizën dhe përziejmë. Këtë përzierje do e shtojmë tek patëllxhanët dhe përziejmë mirë.
  4. Masën e përgatitur e shtojmë tek tava ku kemi vendosur petën e hapur, e sistemojmë dhe palosim bukur petën anëve.Savory Eggplant Pie-Family Cooking Recipes
  5. Të verdhën e vezës të lënë mënjanë do e përziemë më një lugë qumësht dhe do lyejmë sipërfaqen.
  6. Spërkasim petën edhe me fara susami dhe fara e zezë sipas dëshirës dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 190 gradë për 45 minuta.Savory Eggplant Pie-Family Cooking Recipes
  7. E nxjerrim tavën nga furra, do e lëmë të ftohet pak dhe kur është e vakët e nxjerrim nga tava dhe e kalojmë në një pjatë servirje. Do e shërbejmë në feta sipas dëshirës.

Ju Bëftë Mirë!Savory Eggplant Pie-Family Cooking Recipes

Në PërmbylljeSavory Eggplant Pie-Family Cooking Recipes Savory Eggplant Pie-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

 

 

Leave a Comment