Mushroom And Rice Soup-Supë Me Kërpudha, Presh Dhe Oriz

Supë Me Kërpudha, Presh Dhe Oriz është një tjetër recetë supe e shëndetshme dhe e shijshme për tu konsumuar në ditët e ftohta. Supa përgatitet lehtë dhe mund të shërbehet për gjithë familjen. Një recetë vegjetariane që ja vlen ta provoni dhe konsumoni si në drekë apo darkë.

Ne na pëlqeu shumë, ndaj dhe po e ndaj dhe po e sugjeroj. Me pak përbërës dhe kosto të ulët që lehtësisht mund ti gjejmë apo edhe disponojmë në frigorifer.

Supa është kryesisht me perime, lëng perimesh, ose edhe mishi nëse dëshironi, dhe oriz. Orizin unë preferoj ta ziej në ujë që vlon për 4-5 minuta duke ja derdhur këtë ujë për shkak të arsenikut që përmban dhe më pas e shtoj në supë.
Ju mund të provoni edhe Supë Krem me Kërpudha.

PërbërësitMushroom And Rice Soup-Family Cooking Recipes

  • 1 qepë e verdhë
  • 1 presh (pjesa e kërcellit)
  • 3-4 kërpudha champignon
  • 1 karrotë
  • 1 degë selino
  • 100 g oriz
  • Majdanoz apo trumzë e freskët, kripë, piper, vaj ulliri
  • 1-1.5 litër lëng perimesh, pule, apo mishi

Përgatitja

  1. Si fillim do të ziejmë orizin e larë në ujë që vlon për 4-5 minuta. E kullojmë dhe e mbajmë mënjanë për supën tonë.
  2. Do të pastrojmë qepën dhe e grijmë imtësisht. Në një tenxhere shtojmë pak vaj ulliri dhe qepën dhe e lëmë të kaurdiset pak minuta me kapak mbuluar.
  3. Ndërkohë pastrojmë karrotën dhe e presim në kubikë, po kështu edhe preshin dhe e presim imët në feta. Edhe degën e selinosë e presim në kubikë. Do i shtojmë të gjitha tek qepa dhe i kaurdisim pak minuta sa të zbuten në temperaturë mesatare në të ulët.
  4. Pastrojmë kërpudhat dhe i presim në feta. Do i shtojmë edhe ato në tenxhere dhe i kaurdisim për 1-2 minuta.
  5. Shijojmë më kripë e piper. Shtojmë lëngun e perimeve apo të mishit, shtojmë orizin, majdanoz të freskët të grirë dhe do e lëmë supën të ziejë në temperaturë mesatare më kapak mbuluar për 15-20 minuta.Mushroom And Rice Soup-Family Cooking Recipes
  6. Në fund shijojmë nëse duhet me kripë, piper, majdanoz të freskët dhe pak vaj ulliri.
  7. E shërbejmë supën të ngrohtë, shoqëruar me bukë të thekur apo bukën tuaj të preferuar.

Ju Bëftë Mirë!Mushroom And Rice Soup-Family Cooking Recipes

 

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment