Minced Beef And Onion Pie Recipe-Byrek Me Mish Të Grirë Dhe Qepë

Byreku me Mish Të Grirë Dhe Qepë është një gatim shumë i shijshëm, i cili në familjen tonë preferohet shumë. Kjo recetë është gatuar ndër breza nga amvisat shqiptare, të cilat gatimin e byrekut e kanë kryer gjithmonë me mjeshtëri duke krijuar vazhdimisht receta të shijshme për mbushjen, një ndër të cilat është edhe kjo.

Përbërësit

Për brumin

  • 500 g miell
  • 250 ml ujë
  • Kripë

Për mbushjen

  • 400-500g Mish të grirë viçi
  • 2 kokrra qepë mesatare
  • 2-3 domate mesatare të pjekura mirë
  • 3-4 lugë vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Rreth 100 ml vaj për shtrimin e petëve

Përgatitja

  1. Grijmë qepët imtësisht kubikë. Në një tigan të madh, shtojmë vajin e ullirit dhe qepët dhe i kaurdisim në nxehtësi mesatare derisa të fillojë qepa të zbutet.Minced Beef And Onion Pie Recipe-Family Cooking Recipes
  2. Shtojmë mishin e grirë dhe I kasurdisim së bashku dhe për 5-6 minuta derisa mishi të ndryshojë ngjyrën rozë në kafe të lehtë.
  3. Ndërkohë, pastrojmë domatet nga lëkura duke i vendosur në ujë të ngrohtë dhe i presim kubikë te vegjël me një thikë të mprehtë kuzhinë. Ju mund të zgjidhni to grini edhe në një rende duke eleminuar lëkurën gjatë grirjes dhe të merrni vetëm tulin ose edhe në një blender tip nutribullet që në një sekondë ju ndihmon të grini domatet në lëng.Minced Beef And Onion Pie Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Shtojmë pak kripë tek përzierja e mishit të grirë me qepën, dhe menjëherë Pas kësan edhe tulin e domates. I lëmë të gatuhen së bashku me nxehtësi të ulët, derisa domatja të tretet dhe qepa të zbutet plotësisht. Gatuheni me kapak mbuluar që të arrini një gatim më të mirë dhe të shpejtë të mbushjes së byrekut. Nëse do jetë e nevojshme mund të shtoni edhe pak ujë të ngrohtë. Rregullojeni në fund me kripë dhe piper dhe mbushja është gati.Minced Beef And Onion Pie Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Filloi me përfatitjen e petëve.
  6. Në një enë, shtoni miellin e situr, kripën, pak vaj ulliri dhe shtoni pak nga pak ujin, duke formuar një brumë të butë. Punojeni brumin mirë për disa minuta, dhe më pas mbulojeni me një pecetë të pastër dhe të lagur kuzhine, dhe lëreni brumin të pushojë për rreth 20 minuta.
  7. Ndajeni në pjesë të barabarta dhe filloni hapjen e petëve për byrekun me ndihmën e një petësi. petësi.Udhëzimet e plota për hapjen e petëve i gjeni në recetën tonë mbi përgatitjen e brumit të byrekut.
  8. Me përfundimin e hapjes së petëve, ndizni furrën në 200 gradë, dhe filloni me shtrimin e petëve.
  9. Merrni një tavë për byrek, lyjeni me vaj me ndihmën e një furçe dhe filloni shtrimin e petëve, duke spërkatur petët mes tyre me vaj.
  10. Kur të keni shtruar gjysmat e petëve, hidhini mbushjen e përgatitur si më lart, dhe vijoni deri në përfundim të gjithë petëve. Rregulloni anët e byrekut, dhe futeni byrekun në furrë të piqet për 35-40 minuta derisa të marrë ngjyrën e bukur të kuqërremtë.Minced Beef And Onion Pie Recipe-Family Cooking Recipes
  11. Lëreni të pushojë pak duke e mbuluar me një letër alumini apo përmbysur në një tjetër tavë, dhe priteni në copa katrore. Shërbejeni byrekun të ngrohtë.Minced Beef And Onion Pie Recipe-Family Cooking Recipes

Kjo recetë është një pjatë kryesore dhe mund ta konsumojmë në një vakt dreke ose darke, shoqëruar me një sallatë apo supë, sipas stinës ku ndodheni.

Ju bëftë mirë!

Lutem mos hezitoni të lini komentet tuaja lidhur me recetën.

Faleminderit që vizituat faqen tonë.

 

Leave a Comment