Homemade Orecchiette Pasta-Si Të Përgatisim Orecchiette

Si Të Përgatisim Makarona Orechiette Në Shtëpi? Kjo është çfarë duam të ndajmë me ju sot në këtë artikull.

Orecchiette është një lloj makarone, e cila prodhohet gjerësisht nga amvisat e zonës së Barit dhe Puglias në Itali. Nëse ju ka ndodhur që të vizitoni nga afër këtë rajon të Italisë, apo të shikoni video të ndryshme, pa dyshim do të keni hasur dhe parë sa natyrshëm zonjat e Puglias përgatisin këtë lloj makarone në mënyrë artizanale. Edhe unë e intriguar dëshiroj të ndaj me ju sot si mund të përgatisni vetë këtë lloj makarone nga duart tuaja.

Ҫfarë janë makaronat Orecchiette?

Kjo është një makaronë tipike e Jugut të Italisë, e cila quhet kështu për formën e ngjashme me atë të veshit.
Orecchiettet përgatiten me miell Semolina, apo miell nga grurë i fortë siç mund ta cilësojmë ndryshe. Mielli semolina është kryesisht mielli që përdoret për përgatitjen e makaronave qoftë në industri apo edhe në mënyrë artizanale, sidomos në Jug të Italisë. Lloje të tjera makaronash si Tagliatelle, Lasagne, apo Ravioli përgatiten me miell 00 dhe vezë.

Receta për orecchiettet është e thjeshtë, pasi kërkon vetëm miell semolina, ujë të ngrohtë dhe kripë.
Mielli semolina, bën që pasta të ruajë formën dhe fortësinë e duhur qoftë për tu gatuar në moment, disa orë më vonë në të njëjtën ditë që i përgatisim, por edhe për ti konservuar të thara apo ngrira për ti gatuar më vonë.
Ashtu si ne kemi traditat tonë në përgatitjen e makaronave petka në Jug të vendit, apo Jufkave në Verilindje, ashtu edhe në Puglia përgatisin këtë lloj paste gjatë gjithë vitit.

Përbërësit për 4 PersonaHomemade Orecchiette Pasta-Family Cooking Recipes

  • 250 g miell semolina
  • 125 ml ujë i ngrohtë
  • Pak kripë

Përgatitja

Brumi

  1. Do përgatisim brumin për orecchiettet. Mielli Semolina duhet të zihet me ujë të ngrohtë në mënyrë që të jete më elastik dhe ta kemi më të lehtë për ta punuar.
  2. Si fillim tresim pak kripë në ujin e ngrohtë dhe fillojmë përgatisim brumin duke shtuar gradualisht ujin tek sasia e miellit. Ujin e shtojmë gradualisht, pasi mund të dojë edhe më pak, por mund tu nevojitet të shtoni edhe pak tjetër gjatë punës. Gjithmonë shtoni ujë të ngrohtë.Homemade Orecchiette Pasta-Family Cooking Recipes
  3. Brumin e punojmë shpejt në mënyrë që të mos ngurtësohet, por të fitojë elasticitetin e duhur. Në fillim do kemi një brum të fortë, por duke e punuar do përftojmë një brum të butë si ai i byrekut. Nëse keni makinë për brumin akoma më mirë, pasi kërkon pak punë që të vijë në butësinë e duhur. Kjo pasi mielli semolina përmban më tepër gluten sesa mielli 00.Homemade Orecchiette Pasta-Family Cooking Recipes

Përgatitja e Orecchietteve

  1. Kur brumin e kemi gati e mbështjellim me një qese celofoni dhe do fillojmë të formojmë orecchiettet duke marrë pjesë pjesë nga sasia e brumit tonë.
  2. Brumin që duan të presim në forma së pari do i japim formën e një shkopi më trashësinë e një gishti dhe e presim me thikë po në copa me gjerësinë e një gishti ose 1-2 cm.Homemade Orecchiette Pasta-Family Cooking Recipes
  3. Duke përdorur një thikë me majë të rrumbullakët dhe disi të gjerë do e pozicionojme në njërën anë të pjesës së brumit të prerë. Në një suprinë të fortë druri, thikën e pozicionuar në kënd  fillojmë ta rrëshqasim sipër pjesës së brumit të prerë nga njëri cep deri në cepin tjetër.Homemade Orecchiette Pasta-Family Cooking Recipes
  4. Më pas me mollzat e gishtave do e kthejmë brumin në të kundërt duke i dhënë formën karakteristike.
  5. Homemade Orecchiette Pasta-Family Cooking Recipes Më pas i vendosim në një pecetë të pastër të distancuara nga njëra-tjetra deri në përfundim të gjithë brumit të përgatitur. Mund ti spërkasni edhe me pak miell semolina.
  6. Orecchiettet e përgatitura dhe të freskëta mund ti gatuajmë direkt, ti lëmë kështu për disa orë, apo dhe ti thajmë plotësisht për ti konservuar për më vonë.
  7. Nëse do i gatuani direkt do i ziejmë në ujë të valuar me pak kripë për 5-6 minuta, ose 2-3 minuta pasi dalin në sipërfaqe të ujit për ti shijuar më pas me salcën që duam. Nëse do i gatuani pas disa orësh duhet ti lëmë edhe 2-3 minuta më tepër.
  8. Unë i shijova orecchiettet e freksëta me Ragu Bolognese. Dolën super të shijshme, edhe pse tradita e kërkon që kjo makarone shijon më së miri me ragunë Pugliese apo me broccoli.

Ju Bëftë Mirë!Homemade Orecchiette Pasta-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment