Spinach And Rice Soup-Supë Me Spinaq Dhe Oriz

Spinaqi është një nga barishtet më të shëndetshmë që e gjejmë të freskët pothuaj gjatë gjithë vitit. Supë Me Spinaq Dhe Oriz është një recetë shumë e thjeshtë, por plot vlera ushqyese, për një pjatë të parë për drekë apo darkë edhe gjatë ditëve të ftohta të dimrit.
Kjo është një recetë që mund ta gatuajmë për gjithë familjen, përfshirë edhe fëmijët e vegjël.

Gjithashtu spinaqin mund ta gatuajmë byrek, sallatë, rizoto, torta të kripura, e shumë ide plot shije për gjithë familjen. Eksploroni Blogun tonë për më shume receta dhe ide gatimi me spinaq.

Përbërësit

  • 300 g spinaq i pastruar
  • 1 qepë e vogël
  • 2-3 lugë oriz
  • Kripë, vaj ulliri
  • Piper i zi
  • Pak gjalp
  • Lëng pule ose dado koncetrat
  • copa mish pule nqs dëshironi
  • Lëng limoni

Përgatitja

  1. Si fillim, do të kavërdisim qepën e grirë hollë me vaj ulliri sa të zbutet.
  2. Do të shtojmë spinaqin të cilin e kemi larë mirë, kulluar nga uji dhe prerë hollë. Shtojmë pak kripë dhe e mbulojmë me kapak.Spinach And Rice Soup-Family Cooking Recipes
  3. Sa të shohim që spinaqi ka ulur volumin dhe është zbutur shtojmë lëngun e pulës dhe orizin dhe e lëmë të ziejë për rreth 20 minuta. Do të shtojmë dhe copat e mishit nqs dëshironi.Spinach And Rice Soup-Family Cooking Recipes
  4. Në fund do ta rregullojmë supën me piper të zi, lëng limoni sipas dëshirës dhe vaj ulliri ose pak gjalp të freskët.Spinach And Rice Soup-Family Cooking Recipes
  5. Supën e shërbejmë të ngrohtë. Një gatim i shijshëm dhe me pak kalori.

Ju Bëftë Mirë!Spinach And Rice Soup-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment