Semolina Recipe- Semolina Dhe Spinaq Flan

Semolina Dhe Spinaq Flan është një antipastë e ngrohtë plot shije. Nëse ju pëlqen aroma dhe shija e semolinës, kjo është një nga recetat që mund ta gatuani.

Mjatfon mënyra dhe mund të kombinoni brumin e realizuar me semolina me djathra, proshuta, por edhe perime.

Gjithashtu semolinën mund ta gatuajmë me qumësht, lëng perimesh por edhe thjesht ujë.
Mund ta piano në tava individuale ose tavë të vetme dhe ta prisni në copa. Duhet që të ftohet përpara se ta presim.

Përbërësit për 4 persona

  • 125 g semolina
  • 500 ml qumësht
  • 2 të verdha vezë
  • 50 g gjalp
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 50 g djath kaçkavall I grirë plus dy lugë për sipërfaqen
  • 3-4 feta proshutë e pjekur në copa
  • 3 feta djath sotilette ( fakultative)
  • 100 g Spinaq  i gatuar
  • Kripë, piper
  • Bukë të thërrmuar

Përgatitja

  1. Do të vendosim qumështin e zier me pak kripë të vlojë. Kur nis të marri valë shtojmë semolinën si shi dhe përziejmë.
  2. Pasi përthithet e gjitha do e përziejmë edhe 3-4 minuta me lugë druri.Semolina Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Pasi ftohet pak do të shtojmë të verdhat e vezës, gjalpin, djathin e grirë dhe proshutën. E përziejmë mirë.Semolina Recipe-Family Cooking Recipes Semolina Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Tavën apo format ku do e pjekim e lyejmë me gjalp dhe pudrosim me bukë të thërrmuar.Semolina Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Hedhim gjysmën e brumit në tavë, vendosim spinaqin, fetat e djathit dhe mbyllim me pjesën tjetër të brumit.Semolina Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Në fund spërkasim me djath të grirë dhe bukë të thërrmuar.Semolina Recipe-Family Cooking Recipes
  7. E pjekim në furrë të nxehur më parë në 180 gradë për 20-25 minuta ose sa të  marri ngjyrë të  artë të kuqërremtë.Semolina Recipe-Family Cooking Recipes
  8. E heqim nga furra, e lëmë të ftohet dhe më pas e shërbejmë të vakët.
Ju bëftë mirë!Semolina Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment