Qofte me Patate Dhe Djath është një recetë shumë e shijshme për tu përgatitur për fëmijët dhe gjithë familjen. Këto qofte mund ti konsumoni si një antipastë gjatë një vakti, mund ti shërbeni si ushqim për piknik, apo edhe për të shoqëruar një aperitiv.
Gjithashtu mund ti gatuani edhe për festa në familjë apo bankete, të cilat shijojnë më së miri edhe kombinuar me salcat tuaja të preferuara.
Përbërësit janë të thjeshtë, është një recetë vegjetariane me bazë perimet, djath, dhe vezë.
Ju mund të provoni edhe këto qofte për stinën e vjeshtës.
Baked Corn Fritters-Qofte Me Misër, Ton, dhe Patate
Baked Meatballs And Potatoes-Qofte me Patate Të Furrës
Chickpea Meatballs Recipe-Qofte me Qiqra
Baked Cauliflower Meatballs-Qofte Me Lulelakër Të Furrës
Përbërësit
- 300-400 g patate të ziera
- 1-2 kungulleshka
- 2 vezë
- 3 lugë djath parmigiano të grirë
- 50 g djath i bardhë
- 1 tufë majdanoz ose kopër
- Kripë, piper, vaj ulliri
- Bukë e thërrmuar
Përgatitja
- Si fillim do të lajmë mirë patatet dhe i vendosim në një tenxhere të mbuluara me ujë të ftohtë. Do i ziejmë për 15-20 minuta sa të shikojmë që piruni hyn lehtësisht në to.
- Ndërkohë do të grijmë edhe kungulleshkën me rende, shtojmë pak kripë dhe e vendosim në një kullesë të largojmë ujin e tepërt.
- Pasi i ftohim pak pas zierjes, do i pastrojmë lëkurat dhe i shtypim patatet në një shtypëse pureje.
- Patatet e shypura i vendosim në një tas, dhe aty shtojmë edhe gjithë përbërësit e tjerë. Pra do të shtrydhim kungulleshkën me duar dhe e shtojmë tek patatet, shtojmë vezët, djathrat e grirë dhe thërrmuar, erëzat, dhe vaj ulliri dhe I përziejmë mirë.
- Me brumin e përgatitur do të formojmë toptha të vegjël si arrë, ose edhe më të mëdhenj nëse doni kështu.
- I kalojmë nga jashtë në bukë të thërrmuar, dhe i vendosim në një tavë të veshur me letër furre.
Do i pjekim për rreth 20 minuta në furrë të parangrohur më parë në 200 gradë. I pjekim sat ë marrin një ngjyrë të artë të bukur. - I servirim qoftet të ngrohta ose në temperaturë ambienti shoqëruar me salcën, apo sallatën që ju pëlqen.
Ju bëftë mirë!
Në Përmbyllje
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”