Petullat janë një gatim i traditës Shqiptare, të cilat përgatiten në mënyra të ndryshme, sipas krahinave dhe traditave që çdo zonë e vendit tonë ruan. Petullat serviren kryesisht të ngrohta për vaktin e mëngjesit. Ne sot do ndajmë me Ju përgatitjen e Petulla Recipe-Petulla Me Maja.
Ju mund të provoni edhe Petulla me sodë dhe kos ose Petullat e Tianës
Përbërësit
- 500 g miell
- 400 ml qumesht ose ujë
- 1 vezë
- Maja birre e thatë 7-8 gram ose e freskët 12g
- Kripë 1 lugë çaji
- Sheqer 1 lugë çaji
- Vaj për skuqje 500 ml
Përgatitja
- Në një tas, përziejmë majanë e birrës me 2-3 lugë miell , ( nga sasia e peshuar për brumin ) dhe 50 ml qumësht i vakët dhe sheqerin. Këtë brumë të hollë e lëmë për 20 minuta të vijë dhe të aktivizohet majaja.
- Në një tas të madh hedhim gjithë sasinë e mbetur të miellit dhe kripën dhe nisim të përgatisim brumin duke shtuar përzierjen e mëparëshme, vezën dhe qumështin ose ujin. Mund ta bëjmë të gjithë ujë ose të gjithë sasinë e lëngët qumësht. Ose gjysëm për gjysëm.
- Zëmë një brumë të hollë duke e përzierë me ndihmën e një luge të madhe. E lëmë brumin të vijë për 1-2 orë në 1 vend të ngrohtë.
- Kur brumi të ketë dyfishuar volumin. Nisim me skuqjen duke vënë për tu nxhehur një tigan të thellë me vaj.
- Kur vaji të jetë nxehur, me një lugë marrin një sasi brumi dhe e hedhim në tigan. Vec kemi një tas të vogël me ujë dhe herë pas here e shpëlajmë lugën në të që brumi të mos ngjitet.
- I rrotullojmë petullat sa të marrin një ngjyrë të kuqërremtë. Duhet që vaji të mos arrijë pikën e tymit. Kështu që e kontrollojmë zjarrin duke e ulur pak. Unë përdor vaj misri për skuqje sepse e ka temperaturën e djegjes më të lartë se vajrat e tjerë. I skuqim të gjitha dhe i shërbejmë të ngrohta me djathra apo recelë të ndryshëm, mjalt, krem lajthish, etj.
Faleminderit që zgjodhët një tjetër recetë nga blogu ynë.