Kajmaklie është një ëmbëlsirë shumë e lehtë dhe e shijshme, me një mbushje të përgatitur me fruta dhe Panna për ëmbëlsira. Ditët e gjata të verës na mbledhin shpesh në filje dhe me miq, dhe kjo recetë është perfekte për të gëzuar dhe u ëmbëlsuar në shoqëri të mirë.
Përbërësit për Përgatitjen e Petës
- 4 te bardha vezësh, temperaturë ambienti
- 200 gram sheqer
- 1 lugë miell
- 2 lugë sheqer pluhur
Për Mbushjen
- 300 ml pana për ëmbëlsira
- 300 g luleshtrydhe të pastruara dhe prera në feta
Përgatitja
- Nxehim furrën në 180 gradë.
- Në një tas të madh qelqi, rrahim të bardhat e vezëve që duhet të jenë në temperaturë ambjenti derisa të bëhen shkumë.
- Shtojmë dhe sheqerin dhe vazhdojmë rrahjen. Do të na dali një meringë e bukur dhe e shndritëshme.
- Shtojmë dhe sheqerin pluhur dhe miellin të situr dhe e përziejmë me kujdes.
- Marrim një tavë furre të cekët dhe e lyejmë me pak vaj shtrojmë një letër furre në të dhe hedhim masën e përgatitur.
- E hapim në mënyrë të njëtrajtëshme dhe e fusim për tu pjekur në furrë të nxehur 180 gradë.
- E pjekim për rreth 20-25 minute sa të marri një ngjyrë lajthie sipër.
- E heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet pak. E kthejmë në një pecete kuzhine, heqim letrën e pjekjes dhe e lëmë të ftohet plotësisht.
- Rrahim panën që duhet të jetë e ftohtë nga frigoriferi dhe e shtrojmë mbi petën e pjekur më parë. Shtojmë dhe luleshtrydhet e lara dhe të prera në feta. Mund të përdorni edhe fruta të tjera nëse dëshironi, kivi, portokalle etj. Mbështjellim petën në role dhe e vendosim në një pjatë.
- E fusim në frigorifer për 1-2 orë dhe ëmbëlsira është gati. Kjo është një recetë perfecte për drekën e së dielës.
Ju bëftë mirë!
Për çdo pyetje, lutem plotësoni formën më poshtë. Ne do ju përgjigjemi shpejt.
Faleminderit që na zgjodhët sërish.