Mediterranean Chicken Breast-Gjoks Pule Mesdhetar

Gjoks Pule Mesdhetar është një pjatë e dytë e shpejtë dhe shumë e shijshme për një vakt dreke apo darke. Receta gatuhet lehtë ne tigan, dhe pula rezulton, e butë, në lëngun e vetë, e aromatizuar si duhet.
Kombinimi i domates me ullinj dhe kaperi sjellin një shpërthim aromash dhe shijesh mesdhetare, ndaj dhe pjata merr këtë emër.
Fileto e pulës nuk kërkon shumë kohë gatimi, ndaj kjo recetë jo vetëm është shumë e shijshme, por në pak minuta ju mund të kënaqni miqtë dhe familjarët tuaj edhe kur nuk keni kohë apo s’keni mundur të gatuani diçka tjetër.

Ju mund të provoni edhe Pulë Me Perime Në Tigan.

Përbërësit

  • 500 g fileto pule
  • 3-4 domate mesatare
  • 1 dorë kaperi të shpëlarë nga kripa
  • 150 g ullinj të përzierë, ose vetëm të zinj apo jeshil
  • ½ gotë verë e bardhë
  • 2 thelpinj hudhër në këmishë
  • Një degë rozmarinë, rizon, gjethe borziloku
  • Kripë, piper, vaj ulliri
  • Pak miell

Përgatitja

  1. Si fillim, do të presim gjoksin e pulës në feta të holla dhe do i rrahim me një çekiç kuzhine.
  2. Filetot i kalojmë në miell nga të dyja anët.
  3. Në një tigan, do të shtojmë vaj ulliri dhe do të kaurdisim nga të dyja anët filetot e pulës. Shtojmë edhe hudhrën në këmishë (pa e qëruar lëkurën) dhe degën e rozmarinës.Mediterranean Chicken Breast- Family Cooking Recipes
  4. Shtojmë kripë e piper. Do e shuajmë pulën me gjysmën e verës dhe ndërkohë shtojmë edhe domaten pa fara të prerë në copa. E shijojmë më kripë e piper.
  5. Shtojmë ullinjtë, kaperit, dhe pjesën e mbetur të verës.
  6. Sapo avullon pjesa alkolike, do të shtojmë edhe pak rigon dhe gjethe borziloku, dhe e gatuajmë për pak minuta me kapak mbuluar në tëmperaturë të ulët. Do na rezultojë një fileto shumë e butë nga brenda, krokante në lëngun e vetë nga jashtë.
  7. E shoqërojmë me lëngun e vet dhe salcën e krijuar nga domatja dhe ullinjtë.
  8. Fileton e pulës e servirim të ngrohtë.

Ju bëftë mirë!Mediterranean Chicken Breast- Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment