Easy Basmati Rice Recipe-Oriz Basmati Me Perime

Oriz Basmati Me Perime është një recetë verore plot shije dhe delikatesë. Kjo është një sallatë e ftohtë që mund ta shijojmë, për drekë, darkë, në familje, punë, apo piknik.

Orizi Basmati është një oriz Indian me korrërr të hollë të gjatë, aromatik dhe më një shije delikate. Këtë oriz mund ta gatuani veçmas dhe më pas ta përdorni si shoqërues apo edhe në sallata të ngrohta apo ftohta, por edhe në pilaf apo receta me pulë, e cila kombinon më së miri me këtë lloj orizi.

Ne këtë sallatë e kemi përgatitur me perime të stinës, të cilat i kemi gatuar në tigan. Ju mund të zgjidhni edhe ti gatuani në avull apo ti piqni, nëse preferoni të eksperimentoni dhe të respektoni shijet dhe mënyrën tuaj të gatimit.

Për një gatim sa më të mirë të orizit Basmat duhet të kini parasysh të ndiqni disa hapa të cilat do i shpjegoj në vijim.

Si e gatuajmë orizin Basmat?

  1. Si fillim, këtë lloj orizi duhet ta lajmë mirë pasi përmban shumë amidon, dhe duke e larë do të rezultojë një kokërr më e pastër.
  2. Pasi e shpëlajmë për 3-4 herë në ujë të rrjedhshëm, hapi tjetër është ta vendosim orizin Basmati për të paktën 30 minuta të pushojë në ujë të ftohtë. Në këtë mënyrë orizi do na zihet si duhet. Gjithashtu, kokrra e tij delikate nuk do të thërrmohet dhe thyhet pasi ta gatuajmë por do të ruajë formën si është pa e gatuar.
  3. Orizin e ziejmë në ujë që vlon me kripë në raportin 1 oriz dhe 1.5 ujë. Kjo në rastin kur e ziejmë veçmas të papërzier më asnjë përbërës tjetër. Në të kundërt do përdorim raportin 1:2 si me orizet e tjerë.
  4. Pasi e hedhim orizin Basmati në ujin e vluar me kripë do e lëmë për 2-3 minuta me kapak mbuluar që të arrijë vlimin mirë. Më pas, po me kapak mbuluar do të ulin temperaturën e gatimit. Në temperaturë të ulët do e lëmë të gatuhet për 12 minuta të tjera.
  5. Mos e hapni kapakun që avulli të qëndrojë në enën e gatimit dhe orizi të arrijë të gatuhet në brenda 15 minutave me sasinë e ujit të përdorur.
  6. Kur oziri ka zier e lëmë të pushojë pak, e shkrifërojmë me pirun dhe mund të shtojmë edhe vaj ulliri apo pak gjalp dhe ta përdorim për recetën tonë të sallatës së ftohtë.

Ju mund të provoni edhe Risotto Primavera.

PërbërësitEasy Basmati Rice Recipe-Family Cooking Recipes

  • 250 g oriz basmati
  • 375 ml ujë
  • 1 qepë e njomë ose një qepë e vogël
  • 1 thelp hudhër
  • 1 karrotë
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 1 kungull jeshil
  • 1 patëllxhan
  • 50 g bizele
  • Kripë, piper, vaj ulliri, nenexhik, rigon, ose trumzë

Përgatitja

  1. Lajmë orizin mirë si shpjeguam më lart dhe do ta gatuajmë në një tenxhere me fund të trashë dhe që nuk ngjit me kapak mbuluar.
  2. Hedhim ujin, e lëmë të vlojë, shtojmë kripë, dhe më pak orizin e larë, të cilin e lëmë të gatuhet me kapak mbuluar për 12-15 minuta.Easy Basmati Rice Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Pastrojmë dhe presim të gjitha perimet imët në kubikë.Easy Basmati Rice Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Veçmas në një tigan, shtojmë vaj ulliri, qepën dhe hudhrën e prerë imët dhe do i lëmë të kaurdisen për 3-4 minuta me kapak mbuluar sa të ndryshojnë ngjyrë.Easy Basmati Rice Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Vijojmë duke shtuar të gjitha perimet në tigan, i shijojmë me kripë e piper dhe i lëmë të gatuhen për disa minuta me kapak mbuluar. Kur perimet të jenë gati, i heqim nga zjarri dhe i lëmë të ftohen.
  6. Ndërkohë orizi është gatuar, do e shkrifërojmë me një pirun dhe shtojmë disa lugë vaj ulliri, i cili e shijon shumë.
  7. E përziejmë orizin me perimet, shtojmë edhe erëzat e njoma të prera imët apo të thata sipas dëshirës.
  8. E shërbejmë si një sallatë të ftohtë apo pjatë unike për një vakt të lehtë apo për tu marrë me vetë në punë. Nëse ju pëlqen ta shijoni këtë kombinim të ngrohtë, mund ti përzieni orizin dhe perimet sa të gatuhen dhe e shërbejmë menjëherë sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!Easy Basmati Rice Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment