Rizoto Me Asparag Dhe Pulë është një pjatë e parë pranverore plot shije dhe vlera ushqyese. Kjo recetë është e thjeshtë për tu përgatitur.
Fileto e pulës është një mish me pak kalori dhe që gatuhet shpejt. Ashtu si në rizoton me kërpudha, apo rizoto me kungull, edhe me asparag pula kombinon më së miri.
Përbërësit
- 350 g oriz
- 1 tufë asparag
- 100 g fileto pule
- 1/2 gotë verë e bardhë
- 1 qepë e njomë
- Kripë, piper, majdanoz
- 2 lugë djath parmixhan i grirë
- 1 lugë gjalp i freskët
- Lëng perimesh 1.5 litër
Për lëngun
- 1 qepë
- 1 karrotë
- Majdanoz
- kripë
- Pjesët e fundeve të asparagut
Përgatitja
- Do të pastrojmë asparagët e freskët. Në fillim i ndajmë pjesën e butë nga ajo e fortë duke i përkulur. Aty ku do të këputet vet është vendi i duhur.
- Pjesët e poshme do i përdorim bashkë me karrotën, qepë,selino, kripë e majdanoz të bëjmë nje lëng perimesh për rizoton tonë.
- Do të jetë gati pasi të ziejë për rreth 20 minuta.
- Fillojmë me gatimin e rizotos. Në një tigan do të kavërdisim qepën e grirë dhe fileton e pulës të prerë në copa.
- Vijojmë gatimin duke shtuar pas disa minutash edhe asparagët e prerë në copa të vogla.
- Majat i lëmë ashtu siç janë.
- I kavërdisim të gjitha për disa minuta dhe shtojmë orizin. Pak kripë e piper.
- Do ta përziejmë mirë për 2 minuta dhe do ta shuajmë me verën e bardhë. Ngremë temperaturën e gatimit sa të avullojë alkooli dhe do të shtojmë lëngun e nxehtë pjesë- pjesë, duke mbuluar orizin.
- Sapo përthithet lëngu i parë, shtojmë sërish lëng të nxehtë, e kështu do të vijojmë duke e përzierë here pas here derisa rizoto të jetë gati.
- Do ta heqim nga zjarri me pak lëng dhe do të shtojmë gjalpin dhe djathin dhe e përziejmë mirë. Do të na rezultojë një rizoto i butë dhe kremoz.
- E servirim menjëherë të ngrohtë me majdanoz të freskët sipër.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona ditore. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinion tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.