Mushroom Butternut Squash Risotto-Rizoto Me Kungull, Kërpudha Dhe Salçiçe

Kjo recetë e Rizoto Me Kungull, Kërpudha Dhe Salçiçe është shumë e shijshme. Një pjatë e parë me shije vjeshte, e cila shijon më së miri edhe në këto ditë të ftohta pranvere.
Zakonisht kërpudhat dhe kungullin e verdhë më pëlqen ti gatuaj me pulë, por ju garantoj se edhe me salçiçen e freskët këto dy përbërës kombinojnë më së miri për një shije të veçantë që do ju pëlqejë.
Nëse keni ende kungull dimëror të freskët duhet ta konsumojmë në këtë periudhë, ose ta pastroni dhe ta ruani në ngrirje, pasi farat e kungullit fillojnë edhe mbijnë duke konsumuar dhe u ushqyer me tulin e kungullit.

Kungulli dimëror është një burim i rëndësishëm për nivelin e lartë të Beta-Carotene për organizmin tonë. Gjithashtu ai është një burim i konsiderueshëm i Vitamin A, C, si dhe në vlera më të moderuara pë vitaminën B6, E, Magnez, dhe Manganez .

Receta përgatitet lehtë dhe ju mund të shijoni një pjatë të parë të ngrohtë në rreth 30 minuta.

Ju mund të provoni edhe Bollgur me Kungull dimëror.

Përbërësit

  • 300 g oriz
  • 500 g Kungull dimëror
  • 300 g kërpudha champignons
  • 1 qepë
  • 3 salçiçe të freskëta
  • 1/2 gotë verë e bardhë
  • Kripë
  • Piper
  • Vaj ulliri
  • Gjethe dafine
  • 1 litër lëng perimesh ( Për lëngun na duhet një qepë, karrotë dhe degë selino, ose këmbët e një tufe majdanozi)

Përgatitja

  1. Do të vendosim në një tenxhere të ziejë qepa, karrota dhe selinoja që të përgatisim brodon për rizoton. Shtojmë edhe pak kripë.
  2. Do të qërojmë qepën dhe e presim imët në kubikë.
  3. Në një tigan do të shtojmë pak vaj ulliri dhe qepën të kaurdiset për pak minuta sa të zbutet.
  4. Do të shtojmë salçiçen e freskët të zhveshur nga cip mbështjellëse dhe e thërrmojmë me duar ose me dy pirun.
  5. Do e lëmë të kaurdisen bashkë për 4-5 minuta.Mushroom Butternut Squash Risotto-Family Cooking Recipes
  6. Ndërkohë presim kungullin e qëruar nga lëkura në kubikë dhe e shtojmë në tigan.
  7. Pastrojmë kërpudhat me një pecetë të lagur, duke shpëlarë dhe këmbët e tyre nga dherat. I presim në feta të holla dhe i shtojmë edhe kërpudhat në tigan.Mushroom Butternut Squash Risotto-Family Cooking Recipes
  8. Do i kaurdisim të gjitha bashkë për disa minuta, shtojmë orizin e pastruar dhe larë.Mushroom Butternut Squash Risotto-Family Cooking Recipes
  9. Pasi janë kaurdisur për 2-3 minuta do e shuajmë me verë të bardhë. Lëmë të avullojë pjesa alkolike në temperaturë të lartë.
  10. Do të shtojmë kripë, piper, gjethe dafine dhe mbulojmë të gjithën me brodo, duke shtuar pjesë- pjesë sa herë që orizi përthith lëngun e parë.Mushroom Butternut Squash Risotto-Family Cooking Recipes
  11. Kur orizi është gati, e heqim nga zjarri, shijojmë me kripë e piper nëse ka nevojë dhe e shërbejmë menjëherë.Mushroom Butternut Squash Risotto-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!Mushroom Butternut Squash Risotto-Family Cooking Recipes Mushroom Butternut Squash Risotto-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje, si dhe të ndani këtë recetë me miqtë tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment