Recetat me pulë janë aq të shumta sa mjafton të përdorni përbërës që ju ndoshen në kuzhinë dhe përherë mund të realizoni një pjatë të shijshme. Kjo recetë e Role Pule e Pjekur Me Patate është shumë e thjeshtë dhe një pjatë kryesorë apo një antipastë për tu sërvirur në një vakt në familje. Është shumë e shijshme dhe e lehtë për tu përgatitur dhe për festa apo fundjava është një gatim që do ju kënaqë dhe do ju nderojë më miqtë tuaj.
Gatimi i patateve bashkë me rolenë bën që të realizojmë një shoqëruese shumë të shijshme, patate krokante nga jashtë, të buta në brendësi dhe të marinuara me shijen e rolesë dhe të erëzave që do përdorim.
Ju mund të provoni edhe role pule të shpejtë në tigan.
Përbërësit
- 2 Fileto pule rreth 1 kg
- 6-8 feta Proshutë e pjekur
- 6-8 feta Djath pice.
- Proshutë krudo
- Kripë e piper
- Erëza të freskëta(Rozmarinë, trumëz, sherebel, manxhuranë)
- 1 kg Patate
Përgatitja
- Gjoksin e pulës të pastruar nga kockat, e lajmë dhe thajmë me letër kuzhine.
- Pasi i kemi gati, gjoksin e pulës dhe do ta presim duke e hapur si libër dhe do ta vendosim në mes të dy letra furre dhe do ta rrahim në mënyrë që mishi të zbutet dhe të bëhet 1 shtesë e njëjtë.
- E marinojmë pulën me kripë, vaj ulliri e piper të zi të bluar në moment.
- Së pari shtojmë proshutën krudo dhe sipër vendosim fileton e pulës të marinuar.
- Vijojmë duke mbuluar sipërfaqen e mishit me djath në feta dhe një shtresë tjetër proshute të pjekur. E mbledhim role.
- Me ndihmën e një spango kuzhine do ta lidhim rolenë që të mos hapet gjatë gatimit, dhe vendosim edhe erëzat e freskëta që ti japi më shumë shije gatimit. Rolenë do ta vendosim në një tavë furre dhe anash do ti vendosim patatet e prera.
- Pastrojme patatet nga lëkurat dhe i presim në feta gjatësore të plota.
- I marinojmë patatet me kripë, piper dhe vaj ulliri. Shtojmë një fije vaj ulliri edhe sipër rolesë.
Proçesi Pjekjes
- Do ta mbulojmë tavën me letër alumini duke puthitur anët mirë dhe e pjekim rolenë të mbuluar në 200 gradë për 45-55 minuta.
- Pasi kalon koha, do ta nxjerrim nga furra dhe heqim letrën e aluminit. Do e testojmë pjekjen e rolesë me një pirun. Duhet që piruni të hyjë dhe dalë lehtësisht. Roleja ka lëshuar edhe lëng gjatë pjekjes dhe patatet janë të buta.
- E rivendosim sërish në furrë tavën që roleja të piqen edhe për 10-15 minuta sa të marri një ngjyrë të kuqërrëmtë dhe të bëhet krokantë nga jashtë.
- Pasi është gati, e nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet pak në mënyrë që ta presim sa më lehtë.
- E presim në feta dhe e servirim si pjatë kryesore të shoqëruar me patatet e furrës.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje mbi recetën.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.