Oven Baked Whole Fish Recipe-Peshk Korb Në Tavë

Peshku Korb është një peshk i egër i ujërave të kripura, me ngjyrë të errët, i cili ngjason në shije me Lëvrekun. Unë vendosa ta gatuaj Peshkun Korb Në Tavë Me Perime dhe rezultoi shumë i shijshëm. Perimet u marinuan dhe shijuan shumë nga ky peshk, dhe peshku vetë doli plot lëng, i butë, dhe plot shije. Ju sugjeroj ta provoni nëse ju ndosh ta gjeni në markatën e peshkut. Ky është një peshk që për nga cilësia afron me Levrekun dhe Kocën e Egër, kështu që edhe çmimi është i përafërt me këta peshq.
Për fëmijët është gjithahstu shumë i shijshëm, me shije të lehtë, dhe nuk përmbën hala të vogla, çka e bëjnë të thjeshtë për ta ushqyer tëk fëmijët dhe për ta servisur në fileto.
Ju këtë peshk mund ta gatuani edhe në forma të tjera, si Supë apo Të pjekur Në Letër Furre.

Receta e sotme është e thjeshtë për tu përgatitur, e shëndetshme dhe plot ngjyra.

Përbërësit

  • 1 peshk korb rreth 1 kg
  • 2 patate
  • 2 karrota
  • 2 kungulleshka
  • 2 speca të kuq
  • 3-4 domate të vogla
  • 1 limon
  • 1 kokë brokoli e vogël
  • 1 tufë majdanoz
  • Gjethe dafine
  • Disa thelpinj hudhër
  • Kripë, piper, vaj ulliri

Përgatitja

  1. Lajmë dhe pastrojmë peshkun nga luspat, velëzat dhe pjesët e barkut, e thajmë dhe e shijojmë me kripë dhe pipër.
  2. Do të pastojmë perimet e lara me parë, dhe do i presim në kubikë mesatarë.
  3. I vendosim në tavë bashkë me peshkun dhe i marinojmë të gjitha me kripë, piper, vaj ulliri, dhe majdanoz të freskët.Oven Baked Whole Fish Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Në barkun e peshkut do vendosim 1-2 thelpinj hudhër, feta limoni dhe majdanoz të freskët.
  5. Pjesën tjetër të limonit e presim në kubikë dhe e vendosim në tavë bashkë me perimet. Shtojmë thelpinjtë e hudhrës, dafinën, dhe vaj ulliri. Nëse doni mund ti shtojmë edhe pak verë të bardhë.
  6. E pjekim në furrë të parangrohur në 200 gradë për 40-50 minuta, varet nga furra juaj. Unë përdor një program automatik të furrës Ariston për pjekjen e peshkut, i cili zgjat 40 minuta dhe e pjek peshkun gjithë lëng dhe shumë të shijshëm.Oven Baked Whole Fish Recipe-Family Cooking Recipes
  7. E servirim të ngrohtë bashkë me perimet e furrës.

Ju bëftë mirë!Oven Baked Whole Fish Recipe-Family Cooking Recipes
Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje mbi recetën si dhe ta ndani atë me miq e të afërm. Ne vlerësojmë suportin dhe opinonin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment