Steak Onions Recipe-Biftek Me Qepë

Kjo recetë e Biftek Viçi Me Qepë në tigan është shumë e shpejtë, e thjesht për tu përgatitur dhe plot shije. Në pak minuta do të keni gati një pjatë kryesore, e cila shoqëruar me një sallatë apo supë të stinës do të jetë një vakt shumë i shijshëm për ju dhe gjithë familjen. Mund ta servirni për një drekë apo darkë, si dhe mund ta merrni me vete në punë por ta ringrohni para se ta konsumoni.

Ju mund të provoni edhe Fileto Viçi me Kërpudha.

Përbërësit për 4 përsonaSteak Onions Recipe-Familt Cooking Recipes

  • 4 biftekë ose bërxolla viçi
  • 2-3 qepë
  • 2 lugë gjalp
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë miell
  • ½ gotë verë e bardhë
  • Kripë, piper, ezëza të freskëta (rozmarinë, manxhuranë, selino, dafinë, trumzë)

Përgatitja

  1. Biftekët e larë dhe tharë, do ti pudrosim me miell dhe i lëmë mënjanë.
    Do të presim qepët e pastruara në feta të holla. Në një tigan do të shtojmë ½ e gjalpit dhe vajit dhe do të shtojmë qepët të kaurdisen në temperaturë mesatare.Steak Onions Recipe-Familt Cooking RecipesSteak Onions Recipe-Familt Cooking Recipes
  2. Pasi qepët janë zbutur, shtojmë pak kripë e piper dhe i heqim veçmas.
  3. Do të shtojmë pjesën tjetër të gjalpit dhe vajit dhe do të vendosim copat e biftekut në tigan.Steak Onions Recipe-Familt Cooking Recipes Kujdesemi që të kaurdisen nga të gjitha anët, shtojmë kripë, piper dhe erëzat.
  4. Pasi bifteku është kaurdisur, do e shuajmë me verë dhe do lëmë të avullojë pjesa alkolike.Steak Onions Recipe-Familt Cooking Recipes
  5. E lëmë biftekut të gatuhet për disa minuta mbuluar me kapak, dhe pak para se ta heqim do të shtojmë edhe qepët që të gatuhen së bashku. E shijojmë me kripë e piper.Steak Onions Recipe-Familt Cooking Recipes
    Do e servirim të ngrohtë, shoqëuar me qepët e gatuara dhe me përime të zgarës.Steak Onions Recipe-Familt Cooking Recipes
    Ju bëftë mirë!Steak Onions Recipe-Familt Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje mbi recetën si dhe ta ndani atë me miq e të afërm. Ne vlerësojmë suportin dhe opinonin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment