Easy Potato Croquettes-Kroketa Me Patate

Kroketa Me Patate janë një antipastë apo shoqëruese shumë e mirë dhe e shijshme për të gjithë në familje. Mund ti përgatisim fare lehtë, me pak përbërës, për ti shijuar në një vakt në familje, me miq, apo qoftë edhe si antipastë në një bufe, apo banket.

Ju mund të provoni edhe qoftet me Lulelakër, apo Shkurtëza Në Tigan, të cilat i kemi shoqëruar me kroketat e patateve.

Përbërësit

Për brumin e kroketave

  • 1 kg patate
  • 1 vezë
  • 100 gram djath Parmixhan
  • Kripë e piper i zi

Për panaturën

  • 100 g Bukë e thërmuar
  • 2 vezë

Vaj misri për skuqje

Përgatitja

  1. I lajmë patatet dhe i vendosim në një tenxhere me ujë të ftohtë. Shtojmë edhe pak kripë.
  2. I zjejmë patatet me gjithë lëkurë për 35 minuta.
  3. Do i lëmë të ftohen pak, i pastrojmë nga lëkura dhe i shtypim me shtypëse patatesh.
  4. Shtojmë në të kripë e piper, djathin parmixhan ose kaçkavall të grirë dhe 1 vezë.Easy Potato Croquettes-Family Cooking Recipes
  5. I përziejmë mirë dhe me brumin e përftuar do të formojmë kroketat në formë cilindrike.Easy Potato Croquettes-Family Cooking RecipesEasy Potato Croquettes-Family Cooking Recipes
  6. Rrahim vezët mirë dhe i shtojmë pak kripë.
  7. I kalojmë kroketat një herë në vezë, pastaj në bukën e thërmuar. Nëse i doni shumë krokante përsëriteni këtë proçes dy herë.Easy Potato Croquettes-Family Cooking Recipes Easy Potato Croquettes-Family Cooking Recipes
  8. Do ti skuqim në një tigan me shumë vaj, që të zhyten. Për pak minuta do të jenë gati, sa të marrin një ngjyrë të kuqërremtë të bukur.
  9. I nxjerrim dhe i vendosim në një letër kuzhine që të kullojnë vajin.
  10. I servirim të ngrohta. Një  pjatë  ideale për të shoqëruar një gotë birrë.

Ju bëftë mirë!Easy Potato Croquettes-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje mbi recetën si dhe ta ndani atë me miq e të afërm.Ne vlerësojmë supportin dhe opinonin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment