Easy Plum Cake Recipe-Plumcake i Kripur

Plumcake i Kripur është një nga idetë më të shijshme për të përgatitur për një vakt, për tu konsumuar në pasdite, për një piknik, për tu marrë më vete në punë, shkollë, etj.
Ne mund të përgatisim në dhjetra mënyra kekë të kripur dhe sot do ju tregoj një prej recetave të shijshme që kam gatuar në familjen time.

 

Ju mund të proboni edhe Tortë e Kripur Me Kungulleshka

PërbërësitEasy Plum Cake Recipe-Family Cooking Recipes

  1. 2 vezë
  2. 150 ml qumësht
  3. 100 ml vaj ulliri
  4. 1 kungulleshkë
  5. 380 g miell
  6. 50 g djath i grirë parmigiano
  7. 1/2 pako fryrës
  8. 1 lugë çaji sodë buke
  9. 1 lugë kripë
  10. 50 g gjizë
  11. 100 g pancetë
  12. 50 g ullinj të zinj pa fara
  13. ½ spec i kuq

Përgatitja

  1. Do të presim pançetën në copa dhe e kalojmë në një tigan pa shtuar yndyrë tjetër të gatuhet për disa minuta sa të bëhet krokante.
  2. Do të sitim miellin dhe e përziejmë me fryrësin dhe e lëmë mënjanë.
  3. Kungulleshkën e lajmë dhe e grijmë me një renden. Ullijnë i presim në mes dhe specin në kubikë.
  4. Në një tas të thellë do të rrahim vezët me djathin e grirë duke përdorur një rrahës dore sa të bëhet një masë kremoze. Shtojmë qumështin dhe vajin dhe përziejmë sërish.
  5. Shtojmë kungulleshkën dhe gjizën. Shtojmë edhe miellin pjesë pjesë dhe rrahim me rrahës elektrik për disa minuta. Easy Plum Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Do të shtojmë ¾ e pancetës, ullinjve dhe specit te brumi dhe masën e hedhim në një tave plumcake 26-28 cm të lyer me gjalp dhe pudrosur me miell.
  7. Do te hedhim dhe pjesën e mbetur të pancetës, specit dhe ullinjve në sipërfaqe për dekor dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 180 gradë për 45-55 minuta. Varet nga furra juaj. Bëni provën me kunj dhëmbësh.Easy Plum Cake Recipe-Family Cooking Recipes
  8. E nxjerrim nga furra, e lëmë të ftohet dhe e presim në feta. Mund ta shërbeni sipas dëshirës, duke e përdorur edhe në vend të bukës në tavolinën tuaj.

Ju bëftë mirë!Easy Plum Cake Recipe-Family Cooking Recipes Easy Plum Cake Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një pyetje apo koment mbi recetën, apo ta ndani atë.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment