Easy Quinoa Salad Recipe-Sallate Quinoa

Sallatë Me Quinoa Dhe Kërpudha është një pjatë shumë e pasur me vlera ushqyese dhe e lehtë për tu përgattur. Sallata e sotme është një pjatë vegjetariane, të cilën mund ta servirni si shoqëruese në një drekë familjare apo edhe ta servirni si një vakt të vetëm për një darkë të thjeshtë, duke qenë se përmban një larmi vlerash ushqyese, ngjyrash, dhe përbërësish.

Rreth Quinoa Easy Quinoa Salad Recipe-Family Cooking Recipes

Quinoa është një drith i cili bën pjesë në familjen e amaranthit me origjinë nga Andet, Amerika Jugore. Ka qenë një nga drithërat e përdorur prej mijëra vjetësh, fillimisht për të ushqyer kafshët, dhe më pas është përdorur nga njerëzit, pikërisht për shkak të vlerave të larta ushqyese që fara e saj përmban. Quinoa gjendet në ngjyrë të bardhë, të kuqe dhe të zezë.
Fara e quinoa është e pasur me fibra ushqimore, Vitamin B, proteina, dhe minerale. Kështu në 100 g quinoa të gatuar ne sigurojmë mbi 20% te vlerave ditore, në proteina, vitamina B, kripëra minerale si manganez, fosfor, hekur, zink, folate, fibra ushqimore dhe magnez. Quinoa e zier është 72% ujë, 21% karbohidrate, 4% proteina, dhe 2% undyrna.

Ju mund të provoni edhe Sallatë Me Kërpudha.

PërbërësitEasy Quinoa Salad Recipe-Family Cooking Recipes

  • 250 g fara quinoa
  • 500 g kërpudha champignon
  • 250 g domate të vogla
  • 1 spec i kuq
  • 1 qepë e kuqe
  • 1 tufë sallatë jeshilë, ose rukola
  • 2 vezë të ziera
  • 1 tufë majdanoz
  • Trumëz, dafinë, 2 thelpinj hudhër

Për marinimin

  • Lëngu i një limoni
  • 3 lugë uthull e bardhë
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja

  1. Përpara se ta gatuajmë quinoan do ta shpëlajmë mirë në ujë të rrjedhshëm. Për të gatuar quinoan do të përdorim raportin një me tre të sasisë së quinoas me ujin. Pra për 250 g quinoa do shtojmë 750 ml ujë. Kur uji vlon shtojmë pak kripë dhe ziejmë quinoan për rreth 20 minuta.Easy Quinoa Salad Recipe-Family Cooking Recipes
  2. Ndërkohë vijojmë më përgatitjen e kërpudhave. Do i pastrojmë kërpudhat dhe i presim në feta. I vendosim në një tavë pjekje të veshur me letër furre ku shtojmë kripë, piper, vaj ulliri, hudhër, trumëz, dhe gjethe dafine. Do i pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për rreth 20 minuta.
  3. Lajmë sallatën jeshile dhe e thajmë. Presim domatet në mes. Presim specin dhe qepën e kuqe në feta. Ziejmë vezët fort dhe i presim në feta.
  4. Përgatisim dhe marinimin, ku në një tas më kapak do të shtojmë uthullën, lëngun e limonit, vajin e ullirit (i cili duhet sa trefishi i sasisë së uthullës dhe limonit), kripë e piper, dhe i përziejmë mirë të krijohet nje salcë kremoze.Easy Quinoa Salad Recipe-Family Cooking Recipes

Montimi Sallatës

  1. Në një tas do të trazojmë quinoan, me përbërësit e tjerë, kërpudhat, domatet, qepën, specin, ku një pjesë prej tyre i lëmë veçmas për dekorin e sallatës. Do të shtojmë ½ e marinimit dhe i përziejmë mirë.
  2. Në një pjatë do të montojmë sallatën duke shtruar fillimisht sallatën jeshile të copëtuar me duar.
  3. Do të shtojmë quinoan e përzierë me perimet e tjera sipër sallatës jeshije duke vendosur sipër kërpudhat, vezët, një pjesë të domateve, qepës dhe specit dhe dekorojmë me gjethe majdanozi të freskët dhe shtojmë pjesën tjetër të marinimit.
  4. E shërbejmë menjëherë sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!Easy Quinoa Salad Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një pyetje apo koment mbi recetën, apo ta ndani atë.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment