Coconut Milk-Si Të Bëni Qumësht Kokosi

Në këtë artikull ne do ju tregojmë Si Të Bëni Qumësht Kokosi në shtëpinë tuaj në pak minuta.

Qumështi i Kokosit është një zgjidhje shumë e mirë për të gjithë ata që nuk preferojmë të konsumojnë qumësht me origjinë shtazore, si qumështi i lopës, deles, dhisë, etj. Gjithashtu është edhe një përbërës plot aromë dhe shijë për tu përdorur edhe në receta të ndryshme gatimi në kuzhinën tonë familjare. Ky produkt është një nga përbërësit tipik të kuzhinës së vendeve tropikale dhe të ngrohta, si Azia Juglindore dhe Jugore, Oqeania, Afrika Perëndimore dhe Lindore, Ishujt Karaibe.

Përfitimet e Qumështit Të Kokosit

Qumështi i Kokosit, si nënprodukt i tulit të arrës së kokosit, është i pasur më vlera ushqyese. Në 100 gram qumësht kokosi në përfitojmë 230 kalori duke siguruar mbi 20% të vlerave ditore për vitamina dhe minerale. Kështu, prej tij ne sigurojmë 44% të nevojave ditore për manganez, rreth 20% te nevojave ditore ne fosfor, hekur, dhe magnez.

Ai përbëhet në 68% ujë, 24% yndyra, të cilat janë kryesisht yndyrna të saturuara dhe gjysma e tyre është acid lauric. Qumështi i kokosit përmban gjithashtu në përmbajtje të tij 2% proteina dhe 6% karbohidrate.

Ju mund të provoni edhe Biskota me Arrë Kokosi, apo Kek Me Dardhë Dhe Arrë Kokosi

Përbërësit Easy Homemade Coconut Milk -Family Cooking Recipes

  • 1 arrë kokosi e maturuar
  • Ujë sa dyfishi i peshës së tulit të arrrës së kokosit që do të ekstraktoni për qumështin

Mjete ndihmëse

  • Një grirëse kuzhine, ose renden
  • Një blender, frulator, ose ekstraktor
  • Një tenxhere
  • tas
  • Një kullesë e imët dhe një napë për kullim
  • Një kaçavidë dhe çekiç kuzhine për hapjen e arrës së kokosit

Përgatitja

Hapja e Arrës Së KokositEasy Homemade Coconut Milk -Family Cooking Recipes

  1. Si fillim do të merremi me hapjen e arrës së kokosit. Arra e kokosit e pjekur është e veshur me një lëkurë të trashë kafe dhe në fundin e saj ka tre pika në formë vrimash të mbyllura nga ku do fillojë dhe puna jonë.
  2. Si fillim duam të nxjerrim ujin që arra e kokosit ka në brendësi, në mënyrë që mos ta humbasim kur të hapet arra në dy pjesë. Uji i kokosit ka një shije pak të ëmbël dhe përdoret gjerësish si një lëng apo pije në vendet tropikale i freskët apo i konservuar në kanaçe apo shishe. Ai përmban 95% ujë, 4% karbohidrate, dhe vetëm 1% proteina dhe yndyrna. Për këtë është konsideruar si një nga pijet më të mira hidratuese në vendet e nxehta tropikale.
  3. Për të nxjerrë lëhtësisht ujin e kokosit nga arra e kokosit do të përdorim një kaçavidë apo një gërshërë kuzhine më majë të hollë, duke hapur me to tre vrimat që do të shikoni në fundin e arrës së kokosit.
  4. E kullojmë ujin në një enë dhe e mbajmë mënjanë për ta përdorur sipas dëshirës.
  5. Pasi këmi nxjerrë të gjithë ujin e kokosit do vijojmë më hapjen e arrës së kokosit. Me një çekiç kuzhine do e godasim arrën e kokosit në pjesën e mesit përgjatë gjithë perimetrit të saj. Godasim derisa fijet e jashtme të lëkurës fillojnë dhe shkëputen dhe do të shohim që edhe korja e brendshme e guaskës që e mbështjell fillon e çahet duke e ndarë arrën në dy pjesë. Do të marrin tulin e bardhë të arrrës së kokosit dhe do e përdorim për recetën tonë.

Përgatitja e Qumështit Të Kokosit

  1. E peshojmë tulin e kokosit për të ditur sa gram është, pasi dyfishi i kësaj sasie do të jetë uji i përdorur për ekstrakstimin e qumështit.
  2. Nëse do përdorni një grirëse elektrike, e presim tulin e arrës kokosit në copa të vogla me thikë dhe e grijmë në të. Nëse do përdorrni një renden dore, atëhërë grijeni në rende, si veprojmë me domaten apo perime të tjera.
  3. Ndërkohë nëse arra do të peshojë 200 gram, atëherë 400 g ujë do i vendosim në një tenxhere që të vlojë. Pra për sasinë e tulit do të shtoni dyfishin e tij ujë të ziejë.Easy Homemade Coconut Milk -Family Cooking Recipes
  4. E hedhim tulin e grirë të arrës së kokosit në një tas dhe do i hedhim sipër ujin e nxehtë. Do e lëmë të pushojë për disa minuta (5-6 minuta apo edhe më tepër nëse doni) që arra e kokosit të fillojë të lëshojë yndyrën e saj në ujin e nxehtë.
  5. Pasi kalon koha të gjithë përzierjen do e kalojmë në një blender tip Nutribullet apo edhe lloj tjetër, dhe do e frulojmë imët.
  6. E kalojmë masën e grirë në një kullesë, apo më mirë në një napë kullimi si veprojmë për nënprodukte të qumështit apo kosit, dhe do të ekstraksojmë lëngun e bardhë që është edhe qumështi i kokosit. Easy Homemade Coconut Milk -Family Cooking RecipesE hedhim në një enë qelqi, e mbyllim dhe mund ta luajmë në frigorifer për 2-3 ditë.
  7. Konsumojeni ashtu si është apo përdoreni në receta të ndryshme në kuzhinë. Para konsumimit tundeni mirë që të përzihen yndyrnat e kokosit të cilat veçohen gjatë qëndrimit.

Ju bëftë mirë!Easy Homemade Coconut Milk -Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një pyetje apo koment mbi recetën, apo ta ndani atë.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment