Shkopinjtë e Merlucit janë një pjatë shumë e shijshme dhe e shpejtë. Kjo recetë Fish and Chips që po ndajmë sot, është një pjatë shumë e shijshme. Kjo është një mënyrë shumë e shpejt dhe e këndshme për të gatuar dhe servirur peshkun. Një vakt i shpejtë për tu mbledhur me miq, për tu servirur në festa fëmijësh apo për bankete. Nëse ju mungojnë idetë për një vakt të shpejtë, lëxoni më poshtë dhe mësoni si ta përgatisni atë.
Ju mund të provoni edhe Merluc i Furrës Me Perime.
Përbërësit
- Një pako fileto merluci të gatëshme(shkopinj)
- 3 patate
- 1 patate e ëmbël
- Vaj misri për skuqje
- Vaj ulliri, kripë e piper për patatet.
Për Salsën
- Majoneze 2 lugë,
- Mjalt 1 lugë çaji
- 2 thelpinj hudhër të shtypur
- Kripë e piper
- Kos grek 1 lugë
- Lëng limoni.
Përgatitja
- I nxjerrim kotoletat e peshkut merluc nga ngrirja dhe i lëmë të shkrijnë në temperaturë ambienti.
- Ndërkohë pastrojmë patatet dhe i presim në feta. I marinojmë në kripë e piper të zi dhe vaj ulliri.
- I vendosim në një tavë të hapur të veshur me letër furre dhe i fusim në furre të nxehur me parë në 200 gradë për 30 minuta.
- Nisim të skuqim shkopinjtë e merlucit në një tigan me vaj misri të nxehur më parë. Do i gatuajmë sa të marrin një ngjyrë të kuqërremtë të bukur.
- I heqim nga vaji dhe i lëmë të kullojnë në një pjatë veshur me letër kuzhine.
- Përgatisim edhe salcën për shoqërim duke i shtuar të gjithë përbërësit në një tas dhe i përziejmë derisa të na formohet një salcë homogjene.
- I servirim bukur dhe i shijojmë në një darkë me miq të shoqëruar me birrë të ftohtë. Mund ti shërbeni edhe në festa fëmijësh si finger food. Kjo është edhe një mënyrë e këndshme që fëmijët të konsumojnë peshkun.
Ju Bëftë mirë!
Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini komentet tuaja, pyetjet apo ta ndani këtë recetë me miqtë tuaj. Ne vlerësojmë opinionin tuaj.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.