Lemon Sole Recipe-Peshk Gjuhëz Me Limon

Peshku Gjuhëz është një nga peshqit më të shijshëm që mund të keni provuar. Gjuhëza gatuhet shumë lehtë dhe në këtë recetë Peshku Gjuhëz Me Limon ka një shije delikate dhe mish shumë të butë. Ai është i shijshëm dhe i ushqyeshëm për tu konsumuar nga të gjithë përfshirë edhe fëmijët e vegjël. Ju siguroj se pëlqehet nga fëmijet dhe të rriturit pa përjashtim.

Gjuhëza është një peshk i veçantë në formë dhe në shije. Eshtë një peshk i sheshtë që ka vetëm shtyllën kurrizore dhe nuk ka hala. Sot do ta sjellim të gatuar shumë thjesht me salcë limoni në tigan, një mënyrë gatimi e shpejtë dhe e thjeshtë në pak minuta, për tu shijuar nga gjithë familja.

Rreth Peshkut GjuhëzLemon Sole Recipe-Family Cooking Recipes

Peshku Gjuhëz është peshk i familjes Soleidae, i cili rritet në ujëra të kripura dhe në varësi të vendit ku rritet njihet me emra të ndryshëm, dhe bën pjesë në familje të ndryshme të peshqeve të sheshtë, por kryesisht njihet me emrin Solea Solea. Si gjithë peshqit e tjerë edhe ky peshk është i pasur me Omega 3, Fostor, Proteina, etj.

Si ta pastrojmë Peshkun Gjuhëz

Peshku gjuhëz është i lehtë për tu pastruar, por kërkon një teknikë të veçantë, që pasi e mëson është shumë e thjështë për tu kryer. Peshku Gjuhëz është si një fletë, i sheshtë, prandaj e quajnë dhe gjuhëz.
Ai ka një lëkurë që duhet hequr. Për këtë do të bëjmë një prerje të lehtë nga ana e bishtit dhe duke e kapur me letër kuzhine që të mos rrëshkasi kur ta heqim, e tërheqim me kujdes drejt kokës. Kjo bëhet për të dyja anët e peshkut. I pastrojmë dhe pjesën e barkut dhe velëzat e kokës. Peshku që gatuam në këtë recetë, ka edhe vezë, të cilat i mbajmë për ti gatuar në një tjetër recetë shumë të shijshme.Lemon Sole Recipe-Family Cooking Recipes

Ju mund të provoni edhe:

Përbërësit

  • Peshk gjuhëz i freskët
  • 1 limon
  • Vaj ulliri dhe pak gjalp
  • Kripë e piper i zi
  • Disa lugë Miell
  • Kopër e freskët

PërgatitjaLemon Sole Recipe-Family Cooking Recipes

  1. Peshkun e pastruar dhe larë mirë do e thajmë me letër kuzhine dhe e bëjmë me miell nga të dyja anët.Lemon Sole Recipe-Family Cooking Recipes E shkundim peshkun nga mielli i tepërt.Lemon Sole Recipe-Family Cooking Recipes
  2. Në një tigan që nuk ngjit, shtojmë pak gjalp dhe pak vaj ulliri. Sa të ngrohet, vendosim peshkun dhe i hedhim kripë e piper sipër.
  3. Pasi gatuhet 4-5 minuta nga njëra anë e kthejmë peshkun nga ana tjetër dhe e lëmë të gatuhet plotësisht. Duhet të marri një ngjyrë të artë në të kuqërremtë.Lemon Sole Recipe-Family Cooking Recipes
  4. I heqim nga tigani dhe në yndyrën dhe lëngun e peshkut do të shtojmë lëngun e limonit dhe pak kopër të grirë.Lemon Sole Recipe-Family Cooking Recipes
  5. E lëmë të avullojë pak dhe sapo formohet salca e heqim tiganin nga zjarri. Këtë salcë ja hedhim sipër peshkun kur e servirim.
  6. E shoqërojmë peshkun me një sallatë të freskët të përzierë, domate të vogla dhe moxarrela.

Ju bëftë mirë!Lemon Sole Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe mbështesni duke vizituar faqen tonë dhe provuar recetat tona. Jeni të mirëpritur të ndani mendimin tuaj me ne. Ne e vlerësojmë atë.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment