Penet janë një lloj makarone në formë cilindrike. Ato mund të gatuhen në mënyra të ndryshme. Ne ju sygjerojmë recetën e peneve në furrë me ragu.
Përbërësit për 4 persona
- 400gr pene
- 350gr salcë Bolonjeze
- 250g salcë Beshamel
- 150gr Djath kaçkavall i grirë/Parmigiano
Salca e Beshamelit është një salcë e bardhë e krijuar nga përzierja e qumështit, gjalpit dhe miellit. Mund ta gjeni Recetën Këtu.
Përgatitja
1. Ngrohni furrën në 180-190 ° C / 350-370 ° F.
2. Në tigan të thellë, shtoni ujë të ftohtë dhe lëreni të ziejë në nxehtësi të lartë. Kur uji të vlojë, shtoni makarona, kripë dhe pene dhe gatuajini makaronat al dente. Kullojini makaronat me ndihmën e një kullesë dhe lërini mënjanë.
3. Merrni një tavë dhe shtoni gjysmën e sasisë së makaronave pene të gatuara. Mbulojini të gjitha makaronat duke shtuar gjysmën e salcës bolonjeze, gjysmën e salcës së beshamelit dhe gjysmën e djathit të grirë.
5. Përsëriteni procesin edhe një herë, duke shtuar pjesën tjetër të makaronave të penës, duke e mbuluar përsëri me salcë bolonjeze, salcë beshamel dhe në fund shtoni të gjithë pjesën tjetër të djathit të grirë.
6. Piqni makaronat e penës në furrën e parangrohur për 30 minuta.
7. Shërbejeni në një pjatë dhe konsumojeni të ngrohtë.
Këshilla
• Ju mund të përdorni lloje të tjera makaronash për të përgatitur këtë recetë.
• Salca beshamel dhe salca bolonjeze mund të përgatiten në të njëjtën ditë që ju do të gatuani këtë recetë, por ky process do t’ju marrë më shumë kohë gatimi. Mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë është gatimi i salcave një ditë më parë.
Mos ngurroni të lini një koment ose pyetje në lidhje me recetën e mësipërme.
Faleminderit që keni zgjedhur një recetë tjetër gatimi nga blogu jonë.
Ju bëftë mirë!