Cake With Egg Whites Only-Kek Me Vetëm Të Bardhat e Vezëve

Pas gatimit të bakllavasë, panetonës, apo recetave të tjera të ëmbëlsirave të fundvitit, ndodh të na teprojnë mjaftushëm të bardha vezësh për të përgatitur receta të ndryshme të ëmbëla apo të kripura të gatuara me vetëm të bardhat e vezëve. Unë dua të ndaj një tjetër recetë të ëmbël sot, Kek Me Vetëm Të Bardhat e Vezëve. Receta është e thjeshtë dhe shumë e shijshme. Keku është i lehtë dhe mund ta dekorojmë si të na pëlqejë. Në këtë recetë të bardhat e vezëve kombinojnë më së miri me kakaon dhe arrën e kokosit duke arritur një kek të butë. Ju mund të vizinoni Blogun tonë për më tepër të thjeshta recetash.

Përbërësit

  • 180 g të bardha vezësh (rreth 6 të bardha)
  • 150 g sheqer
  • 120 g vaj misri
  • 150 g miell
  • 50 g niseshte
  • 50 g miell arrë kokosi i thatë
  • 30-40 g kakao
  • 120 ml qumësht i vakët
  • 1 pako fryrës
  • Vanilje

Për dekor

  • 50 g çokollatë e zezë
  • 150 ml qumësht
  • 1-2 lugë kakao
  • Sheqer me ngjyra për dekor

Përgatitja

  1. Do të rrahim veçmas të bardhat e vezëve marengë me një rrahëse vezësh elektrike derisa të mos derdhen nëse e kthejmë enën përmbys.
  2. Në një tas tjetër përziejmë të gjithë përbërësit e thatë, miellin e situr, niseshten, kakaon, arrën e kokosit, dhe fryrësin, dhe i përziejmë mirë.
  3. Në një tas të dytë, do të përziejmë vajin me sheqerin, vaniljen dhe qumështin e vakët dhe i trazojmë sa të tretet sheqeri.
  4. Do të shtojmë përbërësit e thatë gradualisht të ena me përzierjen e lëngëshme dhe do përziejmë sa të na krijohet brumi.
  5. Do të shtojmë edhe të bardhat e vezëve marengë, duke i përzierë nga poshtë lart që mos të bjerë volumi.
  6. Do të heshim masën në një formë keku 24 cm, të cilën e kemi lyer me gjalp dhe pudrosur me miell.
  7. E vendosim të piqet në furrë të nxehur më parë në 170 gradë për 40-45 minuta. Bëni provën me kunj dhëmbësh.
  8. E pjekim kekun dhe pasi e nxjerrim nga furra e transferojmë në një pjatë servirje.
  9. Ndërkohë në një tenxhere të vogël do të tresim çokollatën me qumësht, shtojmë dhe kakaon dhe përziejmë më zjarr të ngadaltë sa të trashet. Nëse e doni më të hollë masën shtoni qumësht.
  10. Do e hedhim kremin sipër kekut tonë dhe do e dekorojmë më sheqerka me ngjyra për dekorimin e ëmbëlsirave sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë.

Cake With Egg Whites Only-Family Cooking Recipes
Faleminderit që na ndiqni dhe vizitoni faqen dhe recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini komentet tuaja.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment