Chicken And Nuts-Qull Me Arra

Qull Me Arra (Me Krisa) ështe një tjetër traditë e qytetit të Elbasanit. Kjo recetë shekullore përgatitet me pulë fshati, miell të zverdhur, dhe arra, te cilat aromizohet me hudhra te shtypura për një shije unike. Përfundimi i gatimit në furrë i jep kësaj recete një shije të veçantë dhe shumë të shijshme. Kjo është një pjatë që shërbehet në një drekë familjare dhe me miq. Dikur është përgatitur edhe për festa dhe kryesisht në stinën e vjeshtës dhe dimrit kur edhe arrat mund të gjendeshin me shumicë. Si derivat i kësaj recetë është përgatitur edhe qulli i thjeshtë pa arra, për një gatim të përditshëm, por kjo është receta tradicionale e qullit me arra që nuk do u zgjënjej dhe do kënaqeni me shijen e saj.

Përbërësit

  • 1 pulë 1.2-1.5 kg
  • 40 kokrra arra mesatare
  • 4 lugë gjelle plot me miell
  • 5-6 thelpinj hudhre të mëdhenj
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë

Përgatitja

  1. Do të vendosim pulën e pastruar dhe të prerë në copa në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe pak kripë.
  2. Pasi pula ka zier rreth 20 minuta dhe ka lëshuar lëngun e saj do të shtojmë aty arrat e qëruara dhe të grira imët me nje grirëse kuzhine ose të rrahura në një havanë druri. Do të shtojmë edhe vajin e ullirit në tenxhere.
  3. Në një tigan që nuk ngjit do të shtojmë miellin dhe e zverdhim miellin pa yndyrë të shtuar deri sa të marri ngjyrë të artë dhe të mos digjet.
  4. Te tigani ku kemi miellin do e përziejmë me një gotë lëng nga i pulës sa të tretet mielli dhe e shtojmë te tenxherja ku po ziejmë pulën në vlim.
  5. Do të shtojmë aty edhe thelpinjtë e hudhrës të shtypur dhe e lëmë 2-3 minuta të vlojë me hudhrën që të marri aromën e saj. E provojmë edhe për kripë dhe nëse ka nevojë do i shtojmë sa duhet.
  6. Këtë masë do e vendosim në një tavë balte ose qelqi duke reshtuar në fillim pjesët e pulës e sipër saj qullin e përgatitur më arrat dhe miellin.
  7. Do e pjekim në furrë të parangrohur në 200 gradë për rreth 20 minuta sa të krijojë një kore të bukur tava, pa u trashur shumë.Chicken And Nuts-Family Cooking Recipes
  8. E shërbejmë të ngohtë shoqëruar më bukë misri të ngohtë ose të thekur.

Ju bëftë mirë!Chicken And Nuts-Family Cooking Recipes
Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të komentoni apo lini pyetjet tuaja rreth recetës. Ne vlerësojmë opinionin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment