Kjo recetë e Sallatës së Oktapodit Të Ftohtë Pikant është shumë e shijshme të përgatitet për tu shijuar për çdo rast, me shije supër delicate deti, kjo është një pjatë që mund ta gatuani edhe për festa nëse do të gatuani menu me produkte deti. Ju mund të hidhni një sy edhe tek sallata me Oktapod edhe Patate, apo Sallata Me Oktapod dhe Karrota, për më shumë alternative zhjedhje, por receta e sotme është një shije shumë e pëlqyer për të shoqëruar një drekë me miqtë, kur pëlqejmë shijet pikante dhe dëshirojmë të pimë një gotë verë së bashku.
Përbërësit
- 1 oktapod 1.2-1.5kg
- 1 karrotë
- 1 gotë uthull e bardhë
- 1 tufë majdanoz
- Kripë
Për Marinimin
- 1 limon
- Vaj uliri, spec djegës, hudhër, majdanos i freskët
- Kripë e piper
Përgatitja
- Oktapodin e pastruar dhe të larë, e fusim të zjejë siç e kemi treguar edhe në recetat e tjera me oktapod, në ujë të vluar me kripë. Do kini parasysh që e zhysim oktapodin nga pjesa e këmbëve dhe nxjerrim disa herë nga uji që vlon disa herë deri sa këmbët të mblidhen plotësisht.
- Pasi fusim oktapodin plotësisht në tenxhere, shtojmë edhe uthullën e bardhë dhe erëzat. E lëmë të zjejë për 45 minuta. E kontrollojmë me një pirun sepse varet nga madhësia e otrapodit koha e gatimit, si dhe nëse oktapodi ka qenë i rrahur pas një guri apo shkëmbi, proçes që e bën që muskujt e oktapodit të jenë të lëshuar dhe të gatuhet më shpejt.
- E lëmë të ftohet në ujin e zjerjes së tij. E nxjerrim dhe e presim në copa të vogla.
- Shtojmë kripën, piperin e zi, hudhrën e grirë në feta, specin djegës të prerë në feta, limonin dhe majdanozin e freskët të grirë hollë. Gjysmën e limonit e presim në feta, pjesën tjetër e shtrydhim dhe do të përdorim lëngun e tij.
- E përziejmë dhe e mbulojmë tasin e sallatës. E lëmë në frigorifer për disa orë para se ta servirim. Mund ta gatuani edhe sot për nesër.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na ndiqni dhe mbështesni duke ndarë, provuar dhe komentuar recetat dhe punën tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.