Cauliflower And Broccoli Salad Recipe-Sallatës Me Lulelakër Dhe Brokoli

Lulelakra ashtu si gjithë llojet e lakrave janë ushqim shumë i preferuar për stinën e dimrit, të pasura me Vitamin C dhe plot vlera të tjera ushqyese ne i gatuajmë dhe i shijojmë në receta të shumëllojshme. Sot duam të ndajmë një recetë shumë të shijshmë të Sallatës Me Lulelakër Dhe Brokoli.

Orange And Black Olive Salad Recipe-Sallatë Me Portokall Dhe Ullinj Të Zinj

Përbërësit

  • 1 lulelakër e vogël
  • 1/2 brokoli e vogël
  • 2 speca të kuq të pjëkur
  • 2 speca jeshil ose të verdhë të pjekur
  • 1 qepë e njomë
  • ¼ presh
  • 1 limon
  • 8-10 kokra ullinj jeshil
  • Majdanoz i freskët
  • rigon

Për marinimin

  • 1 limon lëngu
  • 1-2 lugë uthull molle
  • Kripë, piper, vaj ulliri

 

“As the owner of this website, I’ve tracked down great deals for the products and services mentioned herein. When you use the links on this page to make a purchase, I may get a small commission, and you may get a worthwhile bargain. It’s a win-win all around. Thank you for supporting this site. FYI- Prices and Terms of the products refer to the date of the publication of this article. Full disclosure.”

 
 

Përgatitja

  1. Do i lajmë brokolin dhe lulelakrën, i presim sipas formës së luleve dhe i ziejmë veçmas në tenxhere me ujë me kripë derisa të zbuten por të jenë krokante. Lulelakra kërkon rreth 10 minuta, brokoli, 4-5 minuta. Mund ti gatuani dhe në avull.
  2. Specat i pjekur i pastrojmë nga farat dhe lëkurat dhe i presim në copa.
  3. Qepën dhe preshin i presim në feta të holla.
  4. Në një tas të vogël përziejmë përbërësit për marinimin dhe i trazojmë të na bëhet një masë kremoze.
  5. Në një tas sallate do të montojmë sallatën duke shtuar të gjithë përbërësit bukur, i hedhim përzierjen e marinimit sipër dhe e shërbejmë si një sallatë individuale ose si një sallatë shoqëruese dimërore për pjata të dyta me bazë mishi.

Ju bëftë mirë!Cauliflower And Broccoli Salad Recipe-Family Cooking Recipes

Shënim: Për më tepër shije dimërore ju mund ti zëvendësoni specat e pjekur me spëca turshi apo të shtoni edhe kastraveca turshi në këtë sallatë.

Faleminderit që na ndiqni dhe mështesni faqen tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje më poshtë.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment