Lakra e bardhë është një perim i stinës dhe si i tillë duhet konsumuar me shumicë. Ajo si të gjitha llojet e tjera të lakrave ka vlera ushqyese dhe vitamina të shumta, sic janë Vitamina C dhe grupi i Vitaminave B, B1, B2,B3,B6,B9. Gjithashtu lakra është e pasur me shumë kripra minerale si kalcium, hekur, magnez, potas, zinc etj. Ajo cilësohet si një bimë që mban larg viruset dhe lufton qelizat kanceroze në organizëm. Ajo mund të konsumohet si e gjallë dhe e gatuar.
Ne sot po ju sjellim një mënyrë të gatimit të Sallatës Me Lakër Të Bardhë, të cilën e kemi gatuar të gjallë, por nëse doni ta gatuani këtë sallatë më lakër të gatuar, mjafton ta blashëroni pak në ujë me kripë dhe të ndiqni të njëjtën mënyrë të përgatitjes dhe marinimit. Sallata është shumë e shijshme të konsumohet si pjatë shoqëruese apo si sallatë dhe pjatë e parë vegjetariane në një vakt dreke apo darke.
Baked Cabbage Recipe-Lakër E Pjekur Me Salçiçe Dhe Oriz Në Furrë
Përbërësit
- Lakër e bardhë
- 1 karrotë
- 2 rrepa
- 1 limon
- Vaj ulliri kripë
Përgatitja
- Marrim një pjesë të lakrës, varet se sa sallatë do të përgatisni dhe nga madhësia e saj. Unë përdora 1/4 e saj. Pasi e kemi pastruar nga gjethet e sipërme e grijmë lakrën hollë me një thikë dhe e hedhim në një tas të thellë sallate. Grijmë dhe karrotën e pastruar nga lëkura në feta të holla dhe rrepat e lara gjithashtu në feta te holla. E marinojmë sallatën me vaj, kripë, lëng limoni dhe disa feta limoni të prera hollë. Mund ti shtoni edhe piper dhe majdanoz të freskët nëse dëshironi. Do ti shtohet edhe më shume shija. E përziejmë të gjithën dhe e servirim. Mund edhe ta përgatisni më parë sesa ta konsumoni këtë sallatë pasi lakra marinohet edhe më mirë.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na ndiqni duke vizituar faqen tonë. Ne vlerësojmë sugjerimet, komentet, dhe pyetjet tuaja.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.