Easy Orange Cookies Recipe-Biskota me Portokall dhe Kanellë

Biskotat janë një nga llojet më të shpejta të ëmbëlsirave, të cilat kënaqin gjithë familjen, veçanërisht fëmijët. Unë kujdesem ti gatuaj vetë biskotat për vajzën time, sesa të zgjedh ti ble ato gati. Sot dua të ndaj një recetë shumë të thjeshtë dhe të shpejtë, Biskota me Portokall dhe Kanellë, duke qenë se jemi në stinën kur portokallet i kemi me shumicë, dhe mund ta shijojmë aromën dhe shijen e tyre më së miri edhe tek kjo recetë. Biskotat dalin shumë të shijshme, të shkrifëta dhe mund ti përdorni për mëngjes, apo pasdite. Mund ti përdorni fare mirë edhe për festa, duke qenë së Kanella është një prej aromave që karakterizon biskotat e ndryshme të Krishtlindjes.

Easy Honey Cookies Recipe-Biskota Me Mjaltë

 

Përbërësit

  • 330 g miell 00
  • 1 vezë
  • 100 g sheqer
  • 100 ml vaj misri
  • 1 kokërr portokalli (lëkura dhe lëngu)
  • 1 lugë çaji fryrës ëmbëlsirash
  • 1 lugë çaji kanellë pluhur
  • 3-4 lugë sheqrer kaf i kokërrizuar
  • 3-4 lugë sheqer pluhur

Përgatitja

  1. Ndezim furrën të ngrohet në 180 gradë celcius.
  2. Në një tas do të rrahim vëzën me sheqerin derisa të tretet sheqeri dhe të krijohet një masë kremoze, shtojmë vajin dhe vazhdojmë përziejmë, shtojmë lëkurën e portokallit dhe lëngun dhe i përziejmë mirë të gjitha.
  3. Në një tas tjetër kemi përzierë miellin e situr me kanellën dhe fryrësin e ëmbëlsirave.
  4. E shtojmë këtë përzierje tek masa e lëngët dhe zëmë një brumë të butë.Easy Orange Cookies Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Do të marrim një tavë pjekje veshur me letër furre, dhe do të fillojmë tu japim formë biskotave tona, duke i rrumbullakosur në madhësi sa një arrë dhe më pas i kalojmë në sheqerin e kokërrizuar (nëse nuk keni sheqer kaf mund të përdorni të bardhë) dhe më pas në sheqer pluhur.Easy Orange Cookies Recipe-Family Cooking Recipes
  6. I vendosim në tavë dhe i pjekim në furrën e ngrohur në 180 gradë për 20 minuta. I heqim nga furra, i lëmë të ftohen dhe i shërbejmë sipas dëshirës.

Ju bëfshin mirë!Easy Orange Cookies Recipe-Family Cooking RecipesEasy Orange Cookies Recipe-Family Cooking RecipesIMG_20201112_100341

Faleminderit që na suportoni duke vizituar dhe ndjekur faqen tonë. Jeni të mirëpritur për çdo koment apo pyetje në formën më poshtë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

 

Leave a Comment