Pear And Coconut Cake-Kek Me Dardhë Dhe Arrë Kokosi

Vjeshta na ëmbëlson me frutat e saj dhe dardha është një prej tyre që ne fatmirësisht për klimën që kemi mund ta shijojmë këtë frut të freskët që në fillim të verës e deri në prag të dimrit. Sot duam të sjellim për ju një recetë të shijshme të Kekut Me Dardhë Dhe Arrë Kokosi. E thjeshtë për tu përgatitur dhe shumë e shijshme për tu shijuar si ëmbëlsirë pas një vakti, për mëngjes, pasdite, apo për tua dhënë fëmijëve me vete në shkollë.

PërbërësitPear And Coconut Cake-Family Cooking Recipes

  • 3 vezë
  • 3-4 dardhë
  • 60 g arrë kokosi pluhur
  • 250 g sheqer
  • 350 g miell 00
  • 1 pako fryrës ëmbëlsirash
  • 100 g gjalp
  • pak kripë
  • Sheqer pluhur ose arrë kokosi për zbukurim

Përgatitja

  1. Në një enë të vogël inoksi shkrijmë gjalpin dhe e lëmë të ftohet në temperature ambienti.
  2. Ndërkohë lajmë dhe pastrojmë nga lëkurat dhe farat dardhët, të cilat i grijmë në kubik të vegjël.
  3. Ndezim furrën të nxehet në 180 gradë.
  4. Në një tas të madh qelqi rrahim vezët me sheqerin për disa minuta me rrrahës dore elektrik. Shtojmë gjalpin e shkrirë, të ftohur dhe vazhdojmë përzierjen.
  5. Shtojmë miellin e situr dhe të perzierë me arrën e kokosit dhe fryrësin e kekut dhe vazhdojmë përzierjen. Do të na dali një brumë i trashë.Pear And Coconut Cake-Family Cooking Recipes
  6. Hedhim dhe copat e dardhave dhe e përziejmë që të shpërndahen uniformë.Pear And Coconut Cake-Family Cooking Recipes
  7. Brumin e përftuar e hedhim në një tave rrethore të lyer me gjalp dhe të spërkatur me miell. E pjekim kekun në 180 gradë për 35-40 minuta. Bëni provën me kunj dhëmbësh.Pear And Coconut Cake-Family Cooking Recipes
  8. Pasi është pjekur e heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet pastaj e vendosim në një pjatë servirje dhe e zbukurojmë me sheqer pluhur ose arre kokosi. Ideal për mengjeset tuaja, të shoqëruar me një gotë qumësht, kafe, ose kapuçino të ngrohtë.Pear And Coconut Cake-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që vizituar sërish faqen tonë. Uroj ta pëlqeni këtë recetë të thjeshtë por shumë të shijshme.
Jeni të mirëpritur të lini komentet tuaja në formën më poshtë.

 

Leave a Comment